Ishin kthyer në “makth” për shoferët e pronarët e makinave, kapen tre “skifterët” e Vlorës

646
Sigal

Tre persona janë arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi akuzohen për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: G. S., 28 vjeç, R. S., 21 vjeç dhe M. L., 24 vjeç, me banim në Babicë e Madhe, Vlorë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, personat tashmë të arrestuar, kanë vjedhur disa materiale (bateri makinash, naftë dhe vegla kamioni) në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë

Njpftimi i policisë:

Policia ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Arrestohen shtetasit G. S., 28 vjeç, R. S., 21 vjeç dhe M. L., 24 vjeç, me banim në Babicë e Madhe, Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tyre pasi ditën e djeshme këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa materiale (bateri makinash, naftë dhe vegla kamioni) në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.