Ishin angazhuar në shuarjen e flakëve në Vlorë, helmohen Efektivët e Forcave të Armatosura

196
Sigal

Një ngjarje ende në zhvillim po ndodh në qytetin e Vlorës.

Efektivë të Forcave të Armatosura që merren me shuarjen e flakëve janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin rajonal të qytetit.

Sipas raportimeve nga terreni, ushtarët dyshohen se janë helmuar nga ushqimi.

Ndërsa nuk ka ende informacion për gjendjen e tyre shëndetësore dhe numërin e efektivëve të helmuar.

Efektivët ushtarakë raportohet se i përkasin bazës së Pashalimanit.