“Mirëmbajtja e sistemit të radarëve për 2014” për 4 muaj i ka kushtuar buxhetit 160 942 512 lekë, sipas procedurës së realizuar me tender në Ministrinë e Mbrojtjes, ku faktikisht e gjithë shumë është shpenzuar për blerje pajisjesh për radarët, të furnizuara direkt në depot e KFD, shumica pa u përdorur se gjenden në depo ende sot dhe kur faktikisht gjatë 2014 deri në shkurt 2015 “mirëmbajtja e sistemit të radarëve” u realizua nga personeli teknik i KFD. Kur MM shpenzon fiktivisht shuma të tilla ekstreme financiare për gjoja “mirëmbajte të sistemit”, gjykojeni vetë nivelin e shkallës së korrupsionit me këtë procedurë krejtësisht jo ligjore.
Kontrata – shpenzime për “Mirëmbajtjen e aparateve, paisjeve teknike dhe veglave të punës”
Kontrata – shpenzime për “Mirëmbajtjen e aparateve, paisjeve teknike dhe veglave të punës” është thjesht fiktive sepse realiteti faktik i këtij lloj shpenzimi për “mirëmbajtje të sistemit” paraqitet kështu:
– shpenzime financiare fiktive për vetëm 4 muaj (gusht – nëntor) pa asnjë studim jo ligjor (i ndryshuar totalisht nga studimi i vitit 2014 dhe jo i miratuar nga AKSHI, DSIK etj); – pa asnjë plan shërbimi teknik të detajuar dhe të planifikuar javor, mujor, vjetor apo hartime plane kontrolli teknik, përcaktim defektesh, shërbimesh, kryerje shërbimesh, riparimesh, mirëmbajtje javor, mujor, vjetore, kapitale etj, nga KFD, pa kryer asnjë punë apo shërbim kapital, zëvendësim apo furnizim pjesësh elektronike në depot e KFD, por vetëm dëmtim, shkatërim total të sistemit. Kështu bëhet zëvendësimi jo ligjor dhe abuzues i softit qendror të sistemit në Kodër – Durrës dhe Majën e Llogarasë, duke cënuar elementë të sigurisë kombëtare. Dihet se zëvendësimi kapital i softit nuk përmbahet në kontratën e prokuruar, por vetëm mirëmbajtja dhe riparimi i tij, për interesa vetëm përfitime skandaloze (shumën e vendosë sa të dojë firma shqiptare) me shifra ekstreme të larta afat-gjata të firmës dhe të elitës korruptive në MM. Faktikisht sistemi gjendet jashtë funksionit (radarët vetëm rrotullohen pa asnjë tregues-menaxhimi të trafikut detar), softi katipal i sistemit për menaxhimin e hapësirës detare, prodhuar nga firma amerikane Lockheed Martin Global INC, USA, gjendet i defektuar prej muajit korrik 2015. Gjithçka mbahet e fshehtë dhe tepër sekrete nën regjim shantazhi nga elita drejtuese. Kështu radari i Llogarasë për 1 muaj jashtë pune, radari i Ujit të Ftohtë, Vlorë jashtë pune dhe sistemit, janë vetëm dy motor-gjeneratorë të zëvendësuar në Llogara, por me normë konsumi karburanti sa dyfishi i normës së sistemit, pra asgjë nuk funksionon në aspektin operacional dhe teknik (vetëm një radar i Kodër Durrësit) dhe firma nuk merr asnjë penalitet por vetëm paguhet 380 359 332 lekë. Thjesht vjedhje e pastër si në asnjë kohë të mëparshme në MM si dhe duke shkaktuar “cënim të elementëve të sigurisë kombëtare”, duke finalizuar përfundimisht largimin tendencioz, të qëllimshëm të partnerit strategjik për shqipërinë “Lockheed Martin Global INC, USA” etj!
Paligjshmëritë
Detajimi i paligjshmërisë dhe shkeljeve, abizimit ekstrem në hartimin dhe prokurimin e kësaj procedure të “klasifikuar” nga Ministria e Mbrojtjes për “mirëmbajtjen e sistemit të radarëve” për tre vjet (2015 – 2017):
Procedura aktuale e kontratës për mirëmbajtjen e sistemit të radareve, MM e ka prokuruar për tre vjet këtë shërbim me një kosto financiare skandaloze afërsisht 3.7 miliard lekë, duke përfshirë brenda kontratës fillestare edhe mirëmbajtjen e softit qendror, mirëmbajtjen e të cilit ishte deleguar në KFD nga ish -ministri Imami, për t’u realizuar me firmën amerikane “Lockheed Martin Global INC, USA”. Kontrata është ndryshuar disa herë në Komandën e Forcës Detare nga gushti deri në dhjetor 2015 sipas interesave të vetë firmës dhe të elitës korruptive në MM.
Vlera e llogaritur ose fondi financiar për prokurim–kontrate është shumë abuzues (kur vetë vlera për mirëmbajtjen e sistemit, nga po kjo firmë sipas të njëjtës procedurë prokurimi në KFD, gjatë 2011 ishte rreth 482 milionë lekë, kurse për vitin 2014 ishte rreth 140 milionë lekë), sepse me atë vlerë financiare mund të realizohet blerja nga e para e sistemit të radarëve, bile edhe radarë të fjalës së fundit (kur radarët në përdorim kushtojnë secili për copë rreth 70 000 dollarë!).
Faktikisht tenderi nuk duhej të zhvillohej fare sipas asaj procedure të zgjedhur në minutat e fundit “full risk – vjedhje totale”, sepse studimi për mirëmbajtjen e sistemit është dorëzuar në MM në vitin 2013 dhe sipas atij varianti u realizua tenderi dhe vetë riparimi i sistemit të radarëve gjatë vitit 2014, si edhe sipas atij studimi dhe procedure prokurimi u “mirëmbajt sistemi i radareve” për muajt e mbetur në vitin 2014 (qershor 2014 – shkurt 2015). Firma (gjithmonë e njëjta firmë – IDEA-TEL Sh.p.k.) mbylli kontratën e mirëmbajtjes së radaret në muajin shkurt duke furnizuar në depot e KFD paketën e fundit të paisjeve, pjesa më e madhe e tyre gjenden gjendje në depo. Pra sipas urdhërave të SHSHP – MM dhe dokumentave të dorëzuara nga KFD-ja nuk duhej të ri-hartohej studim tjetër, me një grup të ri, duke përjashtuar të gjithë personat që kishin hartuar studimin përfundimtar të prokuruar në MM në dhjetor 2013. Studimi “i klasifikuar” u ndryshua herë pas here nga dhjetori 2014 deri prill 2015 nën presione dhe shantazhe të forta ndaj personelit nga elita korruptive në SHPFA-MM, pasi u zbulua denoncimi për këtë studim skandaloz mbi cmime, të vendosura sipas dëshirës së firmës së zgjedhur deri 4 herë më të shtrenjta se çmimet e deklaruara nga firma amerikane, denoncim i bërë edhe në Kuvend. Ky denoncim e “detyroi” SHP-MM të devijonte përsëri studimin totalisht sipas versionit sekret “full risk”, pra vjedhje totale e pastër, sipas propozimit financiar në shumën e pretenduar nga vetë firma shqiptare. Kjo procedurë prokurimi është edhe më e rëndë në abuzimet skandaloze si për proçeset e realizimit të mirëmbajtjes së sistemit por veçanërisht me nivelin katastrofik të fondeve financiare, kur vlera e mirëmbajtjes për vitin 2014 ishte vetëm 160 942 512 lekë dhe kjo vlerë është rritur afërsisht në nivelin financiar 1.3 miliard lekë për vitë (kur në vitin 2011, mirëmbajtja e sistemit është realizuar nga po kjo firmë, me të njëjtën procedure prokurimi abusive, korruptive sipas Auditit të MM të atëhershëm, me një fond financiar deri 480 000 000 lekë, shoqëruar me shume penalitete etj).
Studimi nuk ka asnjë referencë legale ligjore
Studimi nuk ka asnjë referencë legale ligjore për të cilën janë bërë llogaritjet e fondit limit. Shuma financiare e kërkuar nga firma shqiptarë është justifikuar nëpërmjet kalkulimeve në % të niveleve të shërbimit nga grupin e punës të ri-hartimit të studimit në MM. Si referenca ligjore të studimit janë: – “ligji për amortizimin” në vite deri 25% të paisjeve elektronike (ligji 8438, datë 28.12.1998 për tatimin mbi të ardhurat!), i cili nuk ka lidhje fare me procesin e mirëmbajtjes të paisjeve; – referenca ligjore lidhur me “kontratën fillestare të ndërtimit të sistemit të radarëve nga firma amerikane (VKM për miratimin e kontratës) që s’ka lidhje me mirëmbajtjen (vlera e % për mirëmbajtjen nuk përmendet në asnjë rast të vetëm në marrëveshjen dhe kontratën me firmën amerikane – thjesht mjafton të përmend emëri dhe firma amerikane për justifikim të jashtëm) si edhe VKM Nr.710, datë 21.08.2013 për “Krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe marrëveshjeve të nivelit të shërbimit”, që përsëri nuk ka të bëjë fare për këto lloje sisteme vëzhgimi pasi është hartuar vetëm për qendrat e serverave të institucioneve qeveritare (sigurimin e “backup”-eve të serverave), kur edhe ky VKM nuk jep asnjë lloje niveli “%” për sigurimin e shërbimit të mirëmbajtjes. Studimi, prokurimi i kësaj procedure “sekrete” në MM përmbante edhe vlerën e mirëmbajtjes të softit qendror amerikan, në kundërshim flagrant me marrëveshjen për prodhimin dhe mirëmbajtjen e softit me amerikanët sepse është pronë e tyre dhe askush tjetër nuk ka asnjë mundësi hyrje në soft apo mirëmbajtje, kur vetëm kostoja e prodhimit-blerjes së tij është rreth 450 000 USD. Kjo formë studimi dhe procedurë prokurimi është jo ligjore, e jashtë ligjshme, tërëësisht korruptive dhe me mangësi totale forme likujdimi pasi nuk ka asnjë detajim kostosh për “njësi shërbimi” që do të kryej firma, por vetëm pagesa totale mujore pa asnjë argumentim kostosh për njësi shërbimi, pra mjafton të shkruhet dhe thuhet se sistemi i radareve ka qënë në punë gjatë muajit dhe vlera totale e pagesës për muajin kalon pa asnjë kufizim, sikurse është realizuar kalimi i katër pagesave mujore në vitin 2015 nga KFD. Mjafton të krahasohet procedura e realizuar gjatë vitit 2014, ku për cdo lloj shërbimi, riparimi apo zëvendësimi pjesë, paraqitej respektivisht kostot për njësi paisje apo shërbimi-mirëmbajtje, deri në çdo detajim kostosh, sikurse janë kërkuar nga rekomandimet e Auditit të MM në vitin 2011.
Pajisjet rezervë në Flotën Detare
Skandaloz është fakti që në depot e Komandën së Forcës Detare gjenden ende shumë pajisje rezervë të pa përdorura prej 2009, 2010 si dhe veçanërisht prej kontratës së 2014 si edhe komplet paisjet e defektuara të sistemit prej 2010, në një vlerë afërsisht mbi 1.2 milionë USDD, të cilat duhet të riparoheshin me procedurë të drejtpërdrejtë tek firmat e huaja prodhuese dhe një pjesë të tyre edhe në shqipëri, sikurse ka vepruar firma amerikane gjatë mirëmbajtjes së sistemit në vitin 2010, dhe pas riparimit të tyre ato të shërbenin si pjesë rezervë në depo për tu përdorur në raste defekti në sistem nga KFD. Kapacitetet njerëzore profesionale teknike që ka KFD dhe FA, të trajinuara dhe specializuara në Shqipëri dhe SHBA nga vetë firma amerikane gjatë ndërtimit të sistemit, mund të realizojnë vetë ato shërbime mirëmbajte të sistemit, sikurse kanë realizuar këto kapacitete ushtarake-civile prej vitit 2010 deri tani, mjafton vetëm të sigurohen pjesët e këmbimit rezervë për sistemin në depo për defektet që mund të ndodhin si edhe të ishte lidhur pa diskutim gjatë vitit 2014 kontrata me firmën amerikane të prodhimit të softit për të mirëmbajtur softin sipas ofertave që ajo kishte dërguar në KFD, e cila do të siguronte falas edhe trajnimin – specializimin e mëtejshëm professional të kontigjentit teknik në KFD apo FA. Forcat e Armatosura i kanë të gjitha kapacitete teknike dhe njerëzore për të mirëmbajtur apo riparuar shumicën (3/4) e nënsistemeve të radarëve si radio-komunikimin, motor-gjeneratorët, tokëzimet-riparimet e kontinierëve, antenave, për të lyerë dhe shtrwnguar bullonat e kullave të antenave! P.sh.: Inxh. Major Moisi Xhaferi, i diplomuar në Itali për inxhinier teknik radarësh; inxh. Toger Zamir Tirana, studiuar në Itali si inxhinier elektronike, etj.
Elementët abuzues të kontartës
Kontrata zbatuese, e hartuar dhe lidhur në KFD me firmën shqiptare, përmban dy elemente abuzues: 1. Pjesët elektronike rezervë të gadishmërisë, që do të duhen të parashikohen të blihen nga firma, sipas një plani risku të përgatitur nga personeli teknik i mirëmajtjes të sistemit në KFD, për të garantuar zëvendësimin e menjëhershëm të paisjeve që mund të defektohen, brenda afatit kohor të caktuar nga KFD (brenda 4 orëve), do të mbahen në depot e firmës private (jo në depot e KFD) – dhe në fund të vitit të zbatimit të kontratës të gjitha paisjet i ngelen firmës në përdorim-pronësi, – 2. Firma private do të ri-përdorë për riparim, të gjitha paisjet që gjenden të defektuara apo defektohen nëpër të gjitha stacionet e radareve nga momenti i lidhjes së kontratës për mirëmbajtjen e sistemit, duke mos futur apo kthyer asnjë paisje të defektuar në sistem tek depot e KFD. Pra firmës i është dhënë totalish mundësia që të gjeneroj për përdorim të saj paisjet aktuale të sistemit, që duke i riparuar ti ri-përdorë si paisje të reja (fondi limit është llogaritur vetëm mbi bazën e vlerës së paisjeve të reja, jo të kostove të riparimit të tyre apo të paisjeve të përdorura). Sipas standartit normal-procedurial të sistemit dhe FA, firma duhet që të gjitha paisjet rezervë të gadishmërisë duhet ti blejë sipas planit të risku dhe ndërimit periodik të paisjeve dhe ti dorëzojë ato në depot e KFD për ti përdorur sipas nevojës dhe në rast se nuk përdoren brenda kontratës, paisjet duhet të ngelen pronë e sistemit pra e KFD sepse firma i ka marrë lekët për paisjet që lëvron, por kështu firma i “rimerr-zotëron në pronësi” përsëri këto paisje (!) në fund të kontratës. Kurse paisjet e sistemit që defektohen duhet të kthehen në depot e KFD, për tu riparuar me një proces-procedurë tjetër pas përfundimit të kontratës, por ato paisje të defektuara kurrë nuk mund ti jepen firmës për tu ri-përdorur. Firma ka detyrim të lëvrojë vetëm paisje të reja në system gjatë realizimit të shërbimit të mirëmbajtjes sipas kontratës.
Largimi i kompanisë amerikane
Ndryshimi i kontratës zbatuese në KFD, në momentin e prishjes së softit qendror në muajin korrik 2015 si edhe të pa mundësisë së riparimi të tij nga firma shqiptare, duke mos nxjerrë asnjë përgjegjësi si për prishjen e softit por edhe për mos respektimin e procedurës së prokuruar në Ministrinë për mirëmbajtjen e sistemit, ku përfshihej edhe softi qendror, e cila në asnjë paragraf nuk përmbante “zëvendësimin” e softit! Shprehur në bazë të kontratës së vitit 2014: pse kjo firmë private, e njëjta, e cila e kishte me detyrim kontrate gjatë vitit 2014 “mirëmbajtjen e sistemit” nuk e vendosi në punë paisjen kryesore të domosdoshme të sigurimit dhe realizimit të “backup” të softit dhe sistemit, të furnizuar nga vetë firma!!. Duhet të mbajë dikush përgjegjësi për dëmtimin e softit që ka kushtuar 450 mije dollarë dhe që mund të riparohet vetëm nga firma amerikane. Firma amerikane, një partner tepër strategjik për shqipërinë, është eleminuar nga procesi “sekret” i “mirëmbajtjes së sistemit” nëpërmjet proceseve tepër kompromentuese nga Shtabi i Përgjithshëm dhe MM. Firma shqiptare nuk ka mundur të riparojë softin qendror të defektuar dhe ka filluar jashtë cdo procedimi ligjor të prokuruar por edhe standarti ushtarak mbi sigurinë e informacionit dhe atë kombëtare, të instaloje një soft tjetër (deri tani vetëm për dy pika radarësh – në Kodër Durrës dhe Majën e Llogarasë), që sigurisht do të duhet të paguhen edhe lekë shtesë për mirëmbajtjen e tij në të ardhmen, duke shkatëruar përfundimisht investimin kapital në atë system dhe duke hapur rrugën pa kthim të harxhimeve –abuzimeve financiare pa kufizim në system sipas pretendimeve-kushteve të firmës shqiptare, duke kaluar në kufijtë e proçeseve që po cënohen element shumë të rendvsishëm të sigurisë kombëtare sepse sistemi i radarëve me VKM është një “vepër e Sigurisë Kombëtare”.
Shkelja e rekomandimeve të KLSH
Ministrja Kodheli nuk ka zbatuar asnjë nga rekomandimet e KLSH, mbas kontrollit të procedurës së mirëmbajtjes së sistemit të realizuar në 2014, mbi format, praktikat, proceset dhe propozimet specifike për bashkëpunimin me firmën amerikane “Lockheed Martin Global INC USA”, që duhet të ndjekë dhe zbatojë për “mirëmbajtjen vjetore të sistemit”, por ka vazhduar me cinizëm, brutalitet, shantazh dhe metoda tepër diletante, praktika jo ligjore dhe tepër abuzuese e korruptive. Megjithëse firma nuk realizon pothuajse asnjë nga detyrimet kontraktore, vazhdon të mos marrë asnjë penalitet dhe të paguhet pa asnjë pengesë. Askush në MM nuk guxon të ndërmarrë ndonjë akt ndaj firmës sepse duhet e ligjëruar, madje shpesh herë edhe në Kuvend, se kjo është firma me preferencë speciale në MM.
Në këtë procedurë shërbimi ka disa aspekte sensitive: a. Abuzim jashtë limiteve me fondet publike, duke caktuar një fond financiar jashtë cdo llogjike argumentimi, b. Egzstenca e shumë elementeve të fortë procedurial dhe teknike, që kanë cuar dhe do të shkaktojnë në të ardhmen tepër të afërme, në cenimin e shumë elementeve të sigurisë kombëtare; c. Përjashtimi tendencioz dhe skandaloz direkt nga SHPFA dhe MM i një partneri strategjik – firmës globale amerikane “Lockheed Martin Global Incorporated USA”, duke thyer me flagrancë të gjitha VKM dhe marrëveshjet midis MM dhe firmës amerikane, si e vetmia firmë me avantazhe apsolute si në aspektin teknik dhe financiar por edhe si një partner shumë i rëndësishëm strategjik.



















