Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt si vipat e politikës, sapo shkojnë në qeli, nisin lojën e “ strehimit” në spital

92

Dobi: Fillimisht në një moment kur vajta në shtëpinë e saj gjeta mbi krevat të mbuluara me batanije para në lekë dhe në euro. I mora dhe i sistemova në një sirtar në dhomën e saj dhe më pas e telefonova për t’i konfirmuar Aldës ku i kisha vendosur paratë. Kam lëvizur dhe në shtëpitë e tjera të saj dhe kam parë që gjatë gjithë kohës lëviznin shuma të mëdha parash

Sigal

 Ish-zyrtarja e lartë e Kryeministrisë, Alda Klosi u arrestua të premten në mbrëmje pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi. Alda Klosit pasi iu komunikua arrestimi dhe u vendos në një nga dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Tiranës, që atë natë, por pa u mbushur ende 48 orë nga qëndrimi në paraburgim,  u njoftua se ish-zyrtarja u shtrua në QSUT për shkak të luhatjeve të tensionit. Më tej, nëse ajo nesër do të vijojë të qëndrojë në burg, pas vendimit të gjykatës, sërish nuk do të shkojë në qeli, por do të shtrohet në spitalin e burgut.

Fenomeni i shtrimit në spital pak pas arrestimit është i përsëritur shpesh herë kur nën prangat e policisë bien zyrtarë të lartë të administratës apo edhe emra të njohur të botës së krimit.

Luhatja e tensionit dhe mos ndjerja mirë pasi shkon nga zyra e shtetit në burg është fare normale, po aq sa edhe “gjetja strehë” në spitalin e burgut kur nuk “përshtatesh” dot brenda katër mureve të qelisë. Ndërkohë që kjo nuk ndodh me qytetarët e thjeshtë të cilët duket se janë më rezistentë ndaj simptomave apo sëmundjeve, që mund t’u “shpiken” pasi arrestohen. Në media sot nuk gjen thuajse asnjë lajm kur një qytetar të ketë kërkuar trajtim në spitalin e burgut teksa pret vendimin e gjykatës, ndërkohë që janë të shumta raportimet kur VIP-at e politikës dhe administrates, apo edhe emrat e botës së krimit të “preferojnë” spitalin e burgut në vend të qelisë me katër mure dhe një dritare.

Dosja e Prokurorisë: Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza që mund ta dënojnë me mbi 15 vjet burg

Ish-zyrtarja Alda Klosi, e arrestuar pak më parë, ka mbi vete tre akuza mjaft të rënda. Këtë e bën të ditur Prokuroria e Tiranës, në një njoftim për mediat. Siç bëhet e ditur në njoftimin e zëdhënëses së Prokurorisë së Tiranës, mbi ish-zyrtaren e ministrisë së Financave rëndojnë akuzat: Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.Nëse shohim Kodin Penal, për të tria veprat penale, Klosi rrezikon deri në 15 vite burgim.

1–Dëshmia e Rozeta Dobi ‘fundosi’ Klosin

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore dhe dëshmia e Rozeta Dobit, pastrueses, që fundosi ish këshilltaren në Kryeministri Alda Klosin, e cila aktualisht ndodhet pas hekurave e akuzuar për tre vepra penale. Rozeta Dobi mësohet se ka vendosur së fundmi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe iu ka kërkuar oficerëve të policisë gjyqësore që t’i caktohet një avokat kryesisht nga shteti dhe nuk do të mbrohet nga dy avokatët që i ka zgjedhur familja, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.“Kam vendosur të bashkëpunoj” ka thënë ajo duke rrëfyer më pas të gjithë historinë deri në momentin kur vendosi sipas saj të inskenojë vjedhjen në shtëpinë e Alda Klosit.“Në vitin 2018 kam nisur punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit kur ajo punonte si drejtoreshë koncensionesh në Ministrinë e Financave, banonte tek Mozaiku i Tiranës. Fillimisht në një moment kur vajta në shtëpinë e saj gjeta mbi krevat të mbuluara me batanije para në lekë dhe në euro. I mora dhe i sistemova në një sirtar në dhomën e saj dhe më pas e telefonova për t’i konfirmuar Aldës ku i kisha vendosur paratë. Kam lëvizur dhe në shtëpitë e tjera të saj dhe kam parë që gjatë gjithë kohës lëviznin shuma të mëdha parash. Alda Klosi ka dhe disa banesa të tjera, një të ndërtuar në truallin e prindërve të saj, një që e kishte prenotuar te Kodra e Diellit dhe një në Kombinat. Tek këto banesa nuk kam shkuar por i di se kam punuar gjatë.Në dhjetor 2022 Alda Klosi më kërkoi që t’i merrja paratë dhe t’i ruaja për shkak të problemeve që kishte me bashkëshortin”, ka deklaruar Rozeta Dobi, sipas gazetares Klodiana Lala.

 

2-Si ndryshoi pasuria e Alda Klosit në 6 vite, hyri në administratë me një apartament 47 metër katror dhe doli me disa shtëpi

Pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj, u publikua deklaratat e pasurisë së Alda Klosit që nga dita ku ajo ishte emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave. Pas vjedhjes së banesës së saj nga pastruesja, ku ajo pretendoi se i ka marrë 120 mijë euro si dhe bizhuteri, Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin për pasurinë e Klosit, ish-shefes së kabinetit të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Mes pasurive të saj rezultojnë 5 apartamente, mes të cilëve 3 në Tiranë dhe dy në bregdetin e Lezhës, ku për këto të fundit deklaron në kartelat e saj se i ka të dhuruara. Gjithashtu, sipas deklarimeve që ka kryer, bëhet me dije se Klosi ka edhe dy prona të tjera, troje në Tiranë. qira në “Rrugën e Kosovarëve”, pavarësisht se rezulton pronare apo bashkëpronare në 4 të tillë.Janë zbardhur deklaratat e pasurisë së Alda Klosit që nga dita ku ajo është emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave. Sipas dokumenteve, atë vit zonja Klosi kishte një pasuri modeste, bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet Toyota Yaris i vlerësuar 180 mijë lekë dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh. Ndërsa bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2. Një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mjië lekë të tjera i kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

Në vitet e tjera pasuria e Alda Klosit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Por në 2021 Alda Klosi tashmë e divorcuar papritur bëhet pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhe, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy. Në deklaratën e fundit të plotësuar në gusht 2022 deklaron edhe dy sipërfaqe truall, trashëgimi nga gjyshja, konkretisht 216 dhe 160 m2 në Tiranë.