Ish-polici bashkiak, sulmon Erion Veliajn: Të ndiqet penalisht ky falsifikator

729
Pasi Erion Veliaj e shkarkoi si punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës, Besmir Karaj ka shpërthyer me akuza ndaj kryebashkiakut duke e quajtur “mashtrues” dhe “njeri të pacipë”. Në një status në Facebook, Besmir Karaj shkruan se u shkarkua nga Bashkia në mënyrë të padrejtë dhe kërkon që Erion Veliaj të ndiqet penalisht nga Gjykata për falsifikim. Karaj bëri disa muaj më parë denoncim në Prokurori pasi gjoba e Bashkisë Tiranë ndaj Partisë Demokratike ishte falsifikuar me emrin e tij. Kjo gjobë u trembetua me të madhe nga Erion Veliaj, duke pretenduar se i kishte vendosur gjobë PD-së për protestën e 8 dhjetorit. Kjo gjobë, më pas rezultoi të ishte false dhe ish-polici bashkiak Besmir Karaj bëri padi ndaj Bashkisë Tiranë për këtë çështje. Kur kanë kaluar 5 muaj, nuk ka ende një hetim ndaj kryebashkiakut Veliaj, ndësa Besmir Karaj u largua nga puna edhe pse i kishin falsifikuar firmën e tij. 
Statusi në Facebook i ish-policit bashkiak Besmir Karaj 
“Pershendetje miq! Ky eshtë realiteti i hidhur i vendit tone, ku padrejtesia ka arritur kulmin. Ndjehem i ofenduar i fallsifikuar dhe i shkarkuar nga puna ne menyr te pa drejte. Me cenohet emri im dinjiteti im familja ime. Kerkoi vetem drejtesi te ndiqet penalisht ky fallsifikator ky mashtrues ky qe ushtron presion gjykatave prokrorise ky njeri i pa cipe i pa moralshem i pa denj per kte vend. Vaj medet kush e drejton kte vend…”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Sigal