Ish-burri e djali akuzohen se i vranë vajzën, kushërira tregon se si është gjendja e nënës së Eglantina Bucit

609
Sigal

“Mos qoftë nënë si ajo, sepse ka bërë një jetë të zymtë. E kam takuar. Ajo është e djegur si nënë”.

Kështu deklaron kushërira e nënës biologjike të Eglantina Bucit, vajza e cila dyshohet se u vra dhe më pas u gropos në Malin me Gropa, krim për të cilin akuzohet babai dhe vëllai i saj.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ ajo tha se kushërira e saj është e shokuar për të vërtetën që ka dalë në dritë, pasi e dinte se vajza ishte e zhdukur.

“Është e mërzitur dhe e tronditur shumë. Pasi ajo e dinte se vajza ishte e zhdukur,” tha kushërira.

Më tej ajo shtoi detaje të reja tronditëse si nëna biologjike është përzënë nga familja dhe është ndarë nga fëmijët e saj. sipas saj, nëna nuk mori pjesë as në ceremoninë mortore të djalit të saj. “Varrin e djalit e ajo e mësoi më vonë. Se lanë në varrim”, tregoi kushërira.