Irfan Hysenbelliu mban Rudina Xhungën dhe uron Eni Vasilin për televizionin e ri

1936
Sigal

 

Bosi i grupit mediatik më të madh në vend, Irfan Hysenbelliu ka patur sot një takim me moderatoret e njohura të ekranit Eni Vasili dhe Rudina Xhunga. Hysenbelliu pas takimeve të veçanta me secilën ka vendosur të marrë në News24 gazetaren e mirënjohur Rudina Xhunga si dhe ka uruar për udhën e saj te një televizion tjetër, të njohurën Eni Vasili.

Duhet pranuar se të dyja janë gazetare VIP. Siç u bë e ditur, emisioni “Te Paekspozuarit” i Ylli Rakipit është rikthyer në News24, ku mësohet se dyshja e njohur Lubonja-Bushati do të jenë sëbashku me Rakipin në News24, si dikur. Treshja Rakipi, Bushati dhe Lubonja janë “dhimbje koke” për këdo që vjen në emision, pasi janë nga gazetarët dhe analistët më të mirë në tregun mediatik.

Natyrisht ka edhe të tjerë! Po kështu, burimet tregojnë se Eni Vasili do të shkojë në Top Channel. Lëvizjet në tregun mediatik nuk kanë mbaruar.