Investime të reja në sektorin e sigurisë dhe transportit të vlerave

1229
Sigal

Grupi “Mondialpol”, lider italian në Shërbimet e Ruajtjes Private, të Transportit, Numërimit dhe Ruajtjes së Vlerave Monetare, me një xhiro totale prej 265 milionë € në 2017 dhe me një total të punësuarish prej 3400 (në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo), nëpërmjet INCOFIN Shpk, shoqëri aksionere e e Familjes Mura, me ndihmesën e Dok. Nicola Carone i Studios “Carone Tregtare, Biznes & Ligjore”, në maj të 2018, përmbylli procesin e blerjes të 50% të aksioneve të Pelikani Security, në pronësi të Z. Vesel Demiraj dhe shoqërisë lider në Shërbimet e Ruajtjes dhe Sigurisë, Transportit dhe Shoqërimit të Vlerave Monetare. Pelikani Security ka të punësuar mbi 680 persona dhe një xhiro vjetore prej 3,4 milionë euro.

Pelikani Security-2 është një shoqëri e themeluar në vitin 2006. Qëllimi i aktivitetit të saj është shoqërimi, transportimi dhe ruajtja e vlerave monetare dhe sendeve me vlerë në përputhje me kërkesat që parashtron ligji. Aktiviteti ushtrohet sipas kategorisë 1.3. “B” me licencë LN – 0593- 12 – 2015 lëshuar me 15.12.2015.

Mjetet në zotërim nga Pelikani Security–2 janë mjetet e shoqërimit dhe mjetet e blinduara. Janë të pajisur me Certifikatën ADR “Për transportin e mallrave të rrezikshme”.

Përveç të tjerash automjetet e Shoqërisë kanë nivelin ndaj rezistencës balistike FB4+, BR4, BR5, BR6, BR7, standardi UNI EN 1522 ndaj pushkëve kallashnikov si edhe mjetet janë të pajisura me shkuma bllok etj.

Personel i trajnuar dhe i stërvitur në ruajtjen dhe transportin e vlerave monetare. Të pajisur me armët më të mira të standardeve ndërkombëtare (armë të gjata, Beretta). Personeli është i pajisur me jelek antiplumb, detektorë, shkopinjë gome, pranga etj.

  1. Kjo shoqëri disponon salla operative në Tiranë (Kashar), Korçë, Elbasan, Vlorë, Lushnjë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër .

Sallat operative janë të pajisura si më poshtë:

  1. Sisteme sigurie, sinjale alarmi me servera të detajuar.
  2. Sisteme GPS (GPS të automjeteve).
  3. Sisteme vëzhgimi me kamera.
  4. Sisteme komunikimi me radio profesionale.
  5. Survejim ekskorte me GPS dhe komunikim elektronik.
  6. Sistem sinjali elektronik për detektim tymi.
  7. Ndërhyrje me grup të gatshëm motoristësh dhe automjete.
  8. Staf i certifikuar për sigurinë fizike aktiv 24 në 24.

Në përfundim të procesit të blerjes, Pelikani Security-2 u transformua në një Shoqëri Aksionere duke marrë emërtimin e ri “Pelikani Mondialpol Sh.A.”.

“Mundësia për të investuar në një treg si ai shqiptar – deklaron Fabio Mura administrator i deleguar i “Incofin shpk” – përfaqëson për Grupin Mondialpol fillimin e një procesi të kujdesshëm dhe fitimprurës në tregun ndërkombëtar me objektivin për të përsëritur standardet cilësore të shërbimeve tashmë të përmbushura në Itali, shërbime që i zhvillojmë në pjesën më të madhe të veriut të Italisë, pjesës qendrore dhe ishujve: Lombardia, Piemonte, Veneto, Friuli Venezia Giulia, Umbria, Sardegna, Marche, Toscana.”

Aktivitetet kryesore të shoqërisë së re “Pelikani Mondialpol Sh.a.” do të jenë shërbimet e transportit të vlerave monetare, numërimi dhe ruajtja e tyre në të gjithë territorin shqiptar drejtuar klientëve financierë (Bankat, GDO etj) si edhe edhe rrjeteve të shitjeve me pakicë.

“Zgjodhëm Shqipërinë – deklaron Marco Mura, Aministrator i Deleguar i “Incofin Shpk.” – për shkak të nivelit të lartë të rritjes ekonomike, regjistruar në vitet e fundit si edhe për kushtet shumë të volitshme që ofron për investimet e huaja, duke siguruar edhe një situatë makro-ekonomike të qëndrueshme për vendin“.

Me operacionin e sapo përfunduar, Shoqëria e re “Pelikani Mondialpol” do të vazhdojë në politikën e saj të zgjerimit territorial dhe të përforcimit të lidershipit të saj në sektorin e Sigurisë Private dhe të Transportit të vlerave Monetare.