Investim serioz i kompanisë serbe në Shqipëria apo pastrim parash

523
Sigal

Mediet serbe para
disa ditësh raportuan se kompania serbe “Delta Holding” do të blej një hotel të
rëndësishëm në Shqipëri. Ky lajm duket i çuditshëm nisur nga fakti se Serbia është
një vend me infrastrukturë më të mirë, por jo më i pasur se Shqipëria.

Nëse një investitor
investon në vlerë të madhe jashtë Serbisë, e bën në një vend të qëndrueshëm, që
të lejon të shtosh pasurinë dhe të kesh përfitim të lartë. Por këto gjëra janë
të pasigurta në Shqipëri. Rrjetet e mëdha botërore të hoteleve janë të
pranishme edhe në kryeqytetet e vendeve më të shkatërruara të botës, qoftë edhe
përmes kontratave me partnerë vendas. Por, në Tiranë deri më tani i pranishëm
është vetëm rrjeti i hoteleve “Sheraton”, i cili ka gjasa se nuk do ta
ripërtërijë kontratën me investitorin. Rrjetet kryesore të hoteleve botërore
nuk e shikojnë Shqipërinë si një vend me interes, por si treg të vogël ose të
rrezikshëm. Pra, përse, me të gjitha problemet kulturore dhe politike që
historikisht e ndajnë Serbinë me Shqipërinë, ajo e cila nuk përbën një interes
për botën duhet të përbëj interes për një investitorë serioz serb? Me të
njëjtën vlerë një investitor mund të investojë në objekte më të mira dhe më të
sigurta gati në të gjitha kryeqytete e Evropës, ose në objekte të njëjta me
çmim me të ulët në vende si Greqia apo Spanja. Por, ai vendos t’i investojë në
Shqipëri, në një treg të tejngopur me hotele dhe i dobët në para, me
perspektiva fitimi apo rivlerësim të vlerës së pasurisë së patundshme shumë të
ulët. Dy janë përgjigjet e mundshme: Konsiderata politike ose pastrimi i
parave. Nëse zgjedhja e kompanisë serbe për të investuar në Shqipëri është e
përcaktuar nga urdhra të aksit Beograd – Moskë, për Shqipërinë do të ishte një
problem i madh dhe sigurisht për qeverinë Rama nuk do të ishte një fitore. Por,
më e besueshme duket, se ky operacioni financiar justifikohet vetëm falë
ekzistencës së një politike të dobët të të dyja vendeve kundër pastrimit të
parave.