Intervista/ Hysen Osmanaj: Vota e shqiptarëve më 14 Maj, duhet të mbrohet nga vjedhja dhe shitblerja! 

170
Sigal

Flet për Telegraf, ish anëtari i KQZ-së

 

“Shkelje nga kryeministri i Kartës Europiane të Autonomisë Vendore dhe pse burimi i të gjitha pabarazive, shkeljeve dhe justifikimet për vendimet e Gjykatës Zgjedhore është drejtësia e politizuar. Administrata zgjedhore është mjeti, me të cilin kryeministri Rama manipulon rezultatin zgjedhor.”

Jakup B. GJOÇA

 

Hysen Osmanaj, ish anëtari i KQZ-së, në intervistën për gazetën TELEGRAF, shprehet hapur: KQZ-ja e tanishme ka dështuar, që të vendosë barazi zgjedhore për subjektet dhe kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Zoti Osmanaj arësyeton se kryeministri Rama dhe subjekti i tij zgjedhor, janë shkelësit më flagrantë të ligjit zgjedhor. Duke iu referuar kërcënimit zgjedhor ndaj votuesve së kryeministrit Rama, ” nëse nuk votoni kandidatin tim, qeveria nuk ju jap asnjë investim” . Zoti Osmanaj pohon se kjo është shkelje e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.

Zoti Osmanaj thotë se burimi i të gjitha pabarazive, shkeljeve dhe justifikimet për vendimet e Gjykatës Zgjedhore është drejtësia e politizuar.

Zoti Osmani, a ka barazi zgjedhore për çdo kandidat për kryebashkiak, në këtë fushatë zgjedhore të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023?

E vërteta është se KQZ ka dështuar të vendos një barazi zgjedhore për të gjithë kandidatët konkurues në këto zgjedhje, por as për subjektet zgjedhore nuk ka mundur që t’i vendos në një start të barabartë gjë të cilën e ka detyrim nga ligji zgjedhor. Kjo jo vetëm për fajin e tij, por rol vendimtar ka luajtur për këtë pabarazi Drejtësia, gjykata e apelit administrativ Tiranë me zvarritjen e procesit gjyqësor dhe me vendimin e marrë në momentet e fundit kur ishte regjistrimi i partive politike për zgjedhje, me këtë vendim “politik” të gjykatës nuk u bë e mundur që Partia Demokratike e drejtuar nga Prof.Dr. Sali Berisha të regjistrohet si subjekt zgjedhor me emrin e saj të vërtetë, por u regjistrua si subjekt zgjedhor në koalicionin Bashkë Fitojmë. KQZ (KAS dhe Kolegji Zgjedhor) e thelloi më tej gabimin duke marrë një vendim totalisht të politizuar, për mos të themi urdhër politik duke mos pranuar as si përfaqësues të koalicionit z. Berisha, propozim ky i këtij subjekti zgjedhor.

“Burimi i të gjitha pabarazive, shkeljeve dhe justifikimeve për vendimet e KAS dhe gjykatës zgjedhore është drejtësia e politizuar. E vërteta është se KQZ ka dështuar të vendos një barazi zgjedhore për të gjithë kandidatët konkurues në këto zgjedhje, por as për subjektet zgjedhore. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem se ky organizim i KQZ me tre organe nuk është i duhuri.”

Sipas jush, cilat janë shkeljet e Kodit Zgjedhor nga partitë politike në këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit?  

Dy janë subjektet zgjedhore kryesore që konkurojnë në këtë fushatë zgjedhore vendore, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Socialiste, subjektet e tjera konkurojnë kryesisht për këshilltar bashkie. Subjektet zgjedhore opozitare për kryetar bashkie janë bashkuar me koalicionin B.F, përveç grupimit Alibeaj që konkuron në 14 Bashki për kryetar dhe në shumicën e bashkive për këshill bashkiak. Shkeljet e ligjit zgjedhor janë kryesisht nga PS si parti qeverisëse, të cilat janë të shumta, por unë po them disa nga kryesoret që janë;

E para është shkelja flagrante e financimit të zgjedhjeve nga fondet buxhetore, konkretisht në shkelje të nenit 91 të Kodit Zgjedhor (KZ), i cili ndalon përdorimin e burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Në këto zgjedhje si asnjëherë tjetër është përdorur buxheti i shtetit për shërbime të ndryshme me tenderime pa garë, financim ekstra ligjor i familjeve në nevojë, vendimi i qeverisë për rritjen e pagave për administratën qendrore dhe atë vendore, për policin e shtetit, mjeksinë, arsimin etj, përdorimi i hapur i burimeve njerëzore (administratës publike) i të gjitha niveleve në fushatën zgjedhore.

E dyta është propagandimi i fushatës zgjedhore me diferencime të dukshme qoftë në radiotelevizionin publik, në radio televizionet private, por dhe në afishimin e materialeve propagandistike ku pjesën e “luanit” e ka qeveria PS, pjesën tjetër e ka Partia Demokratike e vulës e emruar me vendim gjykate dhe me bekim të qeveris, parti e cila nuk konkuron as në çerekun e bashkive. Të gjitha këto shkelje kanë vetëm një burim që është drejtësia e kapur shqiptare, e cila nuk rregjistroi Partinë Demokratike të vërtetë, por një grupim inatçorësh të saj që i intereson qeverisë së PS. Për të gjitha këto shkelje KQZ i ka duart e lidhura të vendos barazi zgjedhore të subjekteve në këtë fushatë, por për mendimin tim duhej që Komisioni Rregullator dhe Komisioneri të merrnin veprime extra ligjore për të ngushtuar sadopak diferencimin e pabarazis dhe shkeljet ligjire.

“Shkeljet e ligjit zgjedhor janë kryesisht nga PS si parti qeverisëse, e cila po bënë propagandimin e fushatës zgjedhore me diferencime të dukshme qoftë në radiotelevizionin publik, në radio televizionet private, por dhe në afishimin e materialeve propagandistike ku pjesën e “luanit”  e ka qeveria PS.”

A ka shkelur ligjin Zgjedhor kryeministri Rama, kur iu drejtua elektoratit në një bashki, duke thënë: ” Nëse nuk votoni për kryebashkiak kandidatin e Rilindjes, nuk do të keni investime nga qeveria ime”?  

Kryeministri Rama është shkelësi permanent i ligjit zgjedhor i cili bashk me qeven e tij ka detyrim kushtetues të organizoj të gjitha instucionet përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend, KQZ i administron ato në zbatim të KZ. Sa i përket thënjes se nëse nuk e votoni kandidatin e rilindjes nuk do keni financime nga qeveria kjo është shkelje e ligjit të organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendorë, e kartës Europiane te Autonomisë Vendore e ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar por dhe ligjit Kushtetues.

Ju si e shpjegoni heshtjen e gjykatave zgjedhore (sidomos të KQZ)  ndaj kryeministrit Rama për këtë rast?

Burimi i të gjitha pabarazive, shkeljeve dhe justifikimeve për vendimet e  KAS dhe gjykatës zgjedhore është drejtësia e politizuar e cila me shtyrjen e vendimit të gjykatës administrative për caktimin se kujt i takon emri i PD, vendim i cili qëllimisht u la në momentet e fundit kur  partit politike duhet të regjistoheshin në zgjedhje. Kjo tregon qartë se drejtësia është e kapur, është më rëndë se asnjëher tjetër, të gjitha  të tjerat janë rrjedhoj e kësaj “drejtësie”.

Ju si e gjykoni vendimin e KQZ-së, që kualicionit “Bashkë fitojmë” nuk i dha anëtarë në Komisionin e Numërimit të Votave, duke ia dhënë këtë anëtarësi PD-së së Alibeaj, edhe pse kjo parti nuk ka kandidatë për kryebashkiak në shumicën e bashkive?

E theksova dhe me lart që pasojat vinë nga vendimi i gjykatës së apelit por dhe misfunksionimi i organeve të KQZ, kryesisht i komisionit Rregullator i cili mundohet vetëm të largoj përgjegjësit nga vetja, i KAS-it i cili edhe disa vendime ndoshta ekstra ligjore në të mirë të fushatës që I merr komisioneri i rrezon KAS, por dhe i Komisionerit si përgjegjësi kryesor i administrimit të zgjedhjeve, këto organe të KQZ të paktën duhet të marrin një vendim të “guximshëm” që në çdo tavolin numërimi ku BF nuk ka numërues të kenë një vëzhgues, jo në sallë, por në çdo tavolin pa të drejtë fjale vetëm të vëzhgoj dhe të mbaj shënime, këtë nuk mund ta kontestojn askush. Një vendim i tillë i jep transporenc dhe legjitimitet zgjedhjeve si rrjedhoj dhe opozita mund ti quaj të pranushme?

 A duhet të besojmë se do të ketë një proces Zgjedhor normal, kur KQZ deklaron se do të bashkëpunojë me institucione shtetërore, sikurse Policia e Shtetit dhe Prokuroria, kur dihet se këto de fakto janë palë me Rilindjen?

KQZ e ka detyrim ligjor të bashkëpunoj me këto institucione shtetrore por gjatë proçesit do shifet se sa të paanshme janë ato, praktika e ka treguar të kundërtën në zgjedhjet e tjera por ato duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për zbatimin e ligjit.

“Sa i përket thënjes se nëse nuk e votoni kandidatin e rilindjes nuk do keni financime nga qeveria kjo është shkelje e ligjit të organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendorë, e kartës Europiane të Autonomisë Vendore.”

A ka garanci juridike, politike, që faktorët dhe aktorët, që shkaktuan tjetërsimin e votave në zgjedhjet vendore 2015, e zgjedhjet parlamentare të 2021-it të mos përsëriten në 14 maj 2023?

Për mendimin tim ka garanci juridike, por varet nga vullneti politik sa janë të prirur për ta zbatuar ligjin këta faktor dhe aktor, unë mendoj se manipulimi i zgjedhje ndodh para ditës së votimit. Një garanci për numrim e saktë të votave është dhe rinumrimi me ligj i deri në 10% të kutive të votimit kjo me zgjedhje rastore, por besoj dhe sipas kërkes të subjekteve zgjedhore aty ku është kontestuar numërimi nga vëzhgues dhe numëruesit. Kodi penal ka sanksione të rënda për shkelsit e ligjit në këto raste.

U bë shumë zhurmë politike nga Rilindja Socialiste, se kush financoi takimin elektoral të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Stadiumin e Tiranës. A përdor Kryeministri Rama dhe Rilindja Socialiste financime shtetërore në këtë fushatë elektorale të 14 Majit 2023?

Rilindja socialiste, qeveria dhe kryeministri në këto zgjedhje, por dhe në ato parendese kanë treguar se janë shkelësit kryesor të ligjit zgjedhor për financimin e zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore, sidomos shfrytëzimi i burimeve publike për të cilin fola më lart. Mjafton të shohim vetëm billborderat në të katër anët e vendit në shkelje të KZ, përdorimin e buxhetit të shtetit për shërbime dhe “asfalt elektoral”, për njerëz në nevojë për reklamime në televizione e plot shkelje të tjera.

– Faleminderit!