INTERVISTA/ Frederik Çuko: Prodhimi është nën kontroll, “Dermatoza” po monitorohet në çdo fermë dhe familje

557
Sigal

Gazeta Telegraf/


Flet kreu i AKU-Qarku Fier:
Prodhimi është nën kontroll, “Dermatoza” po monitorohet në çdo fermë dhe
familje, dje nisi vaksinimi

 

Frederik Çuko: “Po monitorojmë
sëmundjen e Gjedhit, lajmi për shitjen e lopëve të ngordhura për sallam ishte
sajesë e banores”

 

Përparim HALILI

 

Banorja deklaroi në prezencë të ekipit tonë dhe të shumë banorëve, se nuk i
kishte ngordhur lopa! Lopën e kishte të gjallë, por të sëmurë qysh përpara 50
ditësh, të cilën veterineri i zonës e kishte diagnostikuar dhe kishte
konstatuar se ishte e sëmurë me “hemorragji cerebrale” dhe duhej therur, mbasi s’mund
të vazhdonte jetën

 

Biseda e zhvilluar me
drejtorin e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor në Fier, specialistin dhe
drejtuesin aktiv e të përkushtuar, zotin Frederik Çuko, zbardhi një shqetësim të
stisur e të publikuar edhe në media, lidhur me lopët e sëmura në Lushnjë, për të
cilat u tha se gjoja “po shiteshin prej banorëve e fermerëve dhe po bliheshin
prej xhambazëve të fabrikave të fabrikave të sallamit me çmime të ulëta deri në
10-15%, tamam si tregu u letrave me vlerë, për shkak se krijoji  e përhapi panik në krejt zonën, pse jo edhe në
krejt qarkun Shqipërinë, shqetësim i cili finalizohej me panikun në tregun e
mishit e nënprodukteve të tij. ne si AKU që kemi objekt pune tregun, u ndalëm
me urgjencë dhe vepruam së pari të verifikuar gjendjen jo vetëm në fshatin përkatës,
por edhe shtëpi më shtëpi të çdo banori të Qarkut Fier.

 

Zoti Çuko, si u përcoll
lajmi për lopët e fshatrave të Lushnjes, që thuhet se përfundojnë për sallam?

 

– Duke marr shkas nga mediat edhe kombëtare që dhanë lajmin, më saktë prononcimin
e banores në fshatin Rrapëz në Lushnje, për të cilin më telefonoi i shqetësuar
ministri Panariti, që më kërkoi të verifikoja urgjent në vend, lajmin e
përhapur, lidhur me sajesën, se gjoja lopët po shiteshin prej  fermerëve të zënë nga paniku, se qenkan duke u
blerë nga fabrikat apo linjat e sallamit. Në zbatim të porosisë së dhënë nga
ministri, prof. Edmond Panariti, në orën 5 pasdite të ditës së transmetimit të
lajmit në “TV”, së bashku me inspektorin e AKU-së, me drejtorin e Bujqësisë dhe
Kryeveterinerin e Shërbimit Veterinar të rrethit të Lushnjes dhe me kryeplakun
e fshatit Rrapëz, shkuam takuam banoren që ishte intervistuar në lidhje me këtë
sajesë, duke i kërkuar të na thoshte të vërtetën, se çfarë kishte ndodhur (siç
thuhej në lajm) me lopët e ngordhura ose me lopët e sëmura prej sëmundjes “Dermatoza
Nodulare”. Banorja deklaroi në prezencë të ekipit tonë dhe të shumë banorëve,
se nuk i kishte ngordhur lopa! Lopën e kishte të gjallë, por të sëmurë qysh
përpara 50 ditësh, të cilën veterineri i zonës e kishte diagnostikuar dhe
kishte konstatuar, se ishte e sëmurë me “hemoragji cerebrale” dhe duhej therur,
mbasi s’mund të vazhdonte jetën. Dhe banorja, për të mos e lënë të ngordhte
natyralisht e shiti të gjallë!

 

Zoti drejtor, por banorja ka
deklaruar në “TV” se ia kishin blerë për sallam.

 

– Po e ka deklaruar, ndaj dhe ministri kërkoi që ky deklarim të vërtetohej,
të jepej një raport dhe sqarim publik për opinionin, jo vetëm duke iu referuar
deklarimit të banores, por dhe të vërtetës që do të thoshin banorët e tjerë të
zonës. Ju deklaroj, se banorja në sqarimin e saj, në prezencë të ekipit tonë
dhe të banorëve që ndodhshin aty në moment, ka deklaruar kështu: “Unë këtë e
thashë në “TV” jo se është e vërtetë, por ngaqë me erdhi inat, se kemi qenë të
mërzitur prej situatës së sëmundjes së lopëve dhe që nuk u kanë bërë vaksinat.
Por ata që më erdhën e më pyetën për TV, më thanë se ishin specialistë të
sëmundjes së lopëve e se do të më ndihmonin, prandaj unë u shpreha ashtu siç e
dëgjoi gjitha bota, por lopa nuk më ka ngordhur, veterineri me tha shite, se ka
“goditje në tru dhe nuk vazhdon gjatë”.

 

A është bërë vaksinimi i
Gjedhit kundër “Dermatozës Nodulare” në gjithë Qarkun e Fierit?

 

– Është bere vaksinimi por jo në masën 100% Sot (dje) ky proces vaksinimi
ka filluar e po vazhdon në gjithë qarkun dhe do bëhet në masën 100%. Vaksinimi po
bëhet nga një ekip veterinerësh e ekspertësh të fushës, të licencuar e kontraktuar
për çdo zonë, mbasi janë aktivitet privat dhe procesi po ecën normalisht, duke
pasur mbështetje edhe prej banorëve si pala e interesuar.

 

Drejtor Çuko, sa krerë gjedhë,
ka në Qarkun e Fierit?   

 

-Qarku i Fierit  ka afro 70 mijë krerë
gjedhë, nga të cilat afro 55 mijë lopë

 

Po flitet me shqetësim, për
një lajm tjetër: Evropën e ka mbërthyer gripi i shpendëve, po në Shqipëri,
konkretisht në zonën tuaj, a është ofruar apo futur kjo epidemi?

 

Për “Gripin e shpendëve” nuk kemi informacion as nga fermat e as nga banorët,
por as nga institucionet e specializuara që monitorojnë situatën rajonale e atë
në vendet e BE. Por një gjë ua them me garanci e përgjegjësi: Situata në qarkun
tonë është plotësisht nën kontroll, duke evidentuar dhe ekzaminuar çdo shpend të
ngordhur, madje edhe zogjtë që bien nga pemët të ngordhur, sepse edhe ato janë
shpendë dhe gjenden masivisht në fermat dhe në oborret e familjeve që mbarështojnë
shpendë, kryesisht pula vendi, pula deti e sidomos rosa dhe pata, të cilat janë
të shumta në Myzeqe. Po kështu mbajmë në monitorim të plotë edhe shpendët e
egra që migrojnë në çdo stinë nëpër lagunat dhe zonat ujore të zonës tonë. Ne
si AKU, por edhe strukturat e tjera përkatëse kontrolluese, nuk po qëndrojmë
indiferente, me një objektiv të përbashkët: Të kemi mish shpendësh të sigurt!

 

Meqë përmendet sigurinë e
mishit të shpendëve, pyesim: Cila është situata e sigurisë dhe kontrollit
ushqimor në Qarkun e Fierit, pra veprimtaria juaj si kontrolluese?

 

Situata e sigurisë ushqimore në qarkun Fier është normale, duke mos harruar
që kemi një volum shumë të madh pune, për shkak të volumit dhe numrit të
bizneseve ushqimore në qarkun tonë, madje që janë bizneset kryesore potenciale,
por edhe si zonë në prodhimin e përpunimin familjar të produkteve! AKU gjendet
atje ku është prodhuesi dhe tregu, duke monitoruara e bashkëpunuar për sigur9në
dhe cilësinë ushqimore.

 

Sa biznese ushqimore ka
Qarku Fier?

 

– Ka mbi 3 mijë subjekte ushqimore, të cilët operojnë me fluks të madh
prodhimi, përpunimi e tregtimi.

 

Cili është mendimi juaj, për
sigurinë ushqimore tek produktet e qumështit?

 

Qarku i Fierit është qendra më e madhe e
prodhimit blegtoral, ku janë vendosur e kryejnë aktivitet stabilimentet më të mëdha
të qumështit në shkallë kombëtare. Ne si AKU, kemi bërë dhe po zbatojmë dhe e përditësojmë
sipas problematikave që dalin, një plan monitorimi jo vetëm të stabilimenteve,
por së pari të pikave të grumbullimit të qumështit e në këtë aspekt, kam
detyrimin institucional e profesional, që të përmend modelin e punës që bënë
“Lufra”


Kreu i AKU-Fier: “Lufra”, kompania
më serioze e gjigante me certifikim ndërkombëtar, me teknologji moderne, me
produkte cilësore e të sigurta”

 

Gjatë bisedës që zhvilluam bashkë,
ju më pyetet: Cilat janë në Qarkun e Fierit, kompanitë serioze, strikte e të
përgjegjshme në zbatimin e ligjit, moderne në teknologji, transparente e
korrekte në raportet bashkëpunuese me ne si shërbim i AKU, por edhe ambicioze në
investime cilësore e potenciale, të cilat kanë hedhur “themelet” dhe kanë
ngritur e zhvillojnë biznesin në këtë zonë, në sektorin e grumbullimit,
përpunimit dhe prodhimit të produkteve e nënprodukteve ushqimore? Pyetjes tuaj
i mungon vetëm emri dhe po e deklaroj emrin e firmës: Ta them pa asnjë mëdyshje
që e para si “model” është “Lufra”. Është kompania, ose  më saktë stabilimenti me i madh i përpunimit
dhe prodhimit të produkteve ushqimore në sektorin bulmetrave. Në vlerësimin tim
të saktë si specialist i fushës, në konstatimin tim si konsumator i përditshëm
i produkteve “Lufra” dhe nën përgjegjësinë time të plotë si drejtues i
kontrollit ushqimor të Qarkut Fier, ju deklaroj se është firma që prodhon me
siguri e cilësi të plotë, me qumësht natyral të mbledhur nga afro 5000 fermerët
e zonës ku ka qendrën prodhuese mes Lushnjes e Fierit, duke mbajtur me të
ardhura minimalisht afro 260 banorë, pjesëtarë të familjeve të këtyre
fermerëve. jam ndier i tronditur prej episodit të pakëndshëm që iu sajua kësaj
firme prej “mendjeve të dështuara” në këtë biznes, duke e akuzuar për falsitet
prodhimi, kur në fakt nuk ka asnjë të vërtetë, gjë  e cila u sqarua në pak orë dhe doli blof i
sajuar me qëllim shkatërrimin e këtij investimi 
gjigant, që vepron me korrektesë në zbatimin e çdo detyrimi ligjor, me
prioritet e përparësi pune: sigurinë e produkteve që i ofron konsumatorit. Nuk
duhet harruar fakti, që kjo kompania e ka çuar emrin dhe vlerat e ekonomisë
shqiptare edhe në vendet më të zhvilluara të BE e në krejt botën, ku ka shumë
konsumatorë të klasit të parë, duke iu dhënë vlerësime e certifikime për
cilësinë, sigurinë e llojshmërinë. Ndaj, mendoj që puna dhe standardet e
stabilimentit “Lufra”, të promovohet edhe prej gazetës “Telegraf”, mbasi është
vlerë e ekonomisë kombëtare dhe troç: Është ushqim që vlen të konsumohet…