Sigal

Truproja e këngëtares Elvana Gjata dhe komandoja e Forcave Speciale,Marjos Bilo është shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut. Më poshtë do t’ju sjellim videon e 41-vjeçarit regjistruar dy vjet më parë për emisionin “Zoom in”.

Është kjo një intervistë e Meviol Bilo dhënë në kuadër të një reportazhi për forcat komando. Ndër të tjera, ai tregon aty edhe tiparet e një qitësi të mirë: preçizion dhe shpejtësi. Duket se të dyja këto aftësi, Bilo i ka shfaqyr edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.
Sipas mediave që citojnë burime të ndryshme, komandoja ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.