INTERVISTA/ Dr. Shkencave Hasan Cani: Inceneratorët janë një nga zgjidhjet më të shtrenjta për menaxhimin e mbetjeve

924
Jakup B. GJOÇA

(Vijon nga numri i kaluar)
Në Shqipëri është hapur debati: Sa të dobishëm janë inceneratorët? Madje, qeveria jonë, në sajë të Partneritetit Publik Privat, ka ndërmend të ndërtojë edhe inceneratorë të tjerë, pas atij të Elbasanit. Në funksion të inceneratorëve, qeveria është përpjekur që të kalojë edhe në Parlament projektligjin: “Për importimin e Mbetjeve”. Dr. i Shkencave Hasan Cani, Ekspert mjedisor në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Telegraf” thotë se inceneratorët kanë kosto të lartë, por edhe kanë pasoja për shëndetin dhe mjedisin, duke renditur edhe rreziqet. Zoti Cani shpreh qëndrim të kundërt në politikën e ndërtimit të inceneratorëve, sepse ato do të përdorin si lëndë të parë mbetjet që do vijnë nga importi, duke theksuar, se “Importi i mbetjeve nuk duhet lejuar, sepse në Shqipëri, mungojnë kapacitetet kontrolluese për monitorimin e importit të mbetjeve”.
– Zoti Cani janë rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik inceneratorët?
– Më duhet të theksoj se inceneratorët kanë një kosto shumë të madhe dhe në vendin tonë mungojnë ekspertët, që do të merren me pasojat, që do të shkaktojnë inceneratorët për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. Problem më kryesor dhe shqetësues që vërehet në vendin tonë është mungesa e kontrollit dhe antiligjshmëria. Nga vlerësimet e bëra gjendjes së menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri nga ekspertë të ndryshëm dhe organizma ndërkombëtare, qofshin këto të Komisionit Evropian, apo vendeve të ndryshme me përvoja shumë të mira në këtë fushë, kanë dalë në konkluzione konkrete, duke theksuar se, menaxhimi i mbetjeve dhe cilësia e ujit në Shqipëri mbeten akoma në gjendje të keqe. Ato kanë sqaruar se akoma nuk ekziston ndarja e mbetjeve te burimi, dhe për pasojë grumbullimi i ndarë i mbetjeve për qëllime riciklimi është informal. Ato kanë theksuar se kapacitetet institucionale në të gjitha nivelet e qeverisjes akoma është në nivel shumë të ulët për të menaxhuar mbetjet. Eliminimi i mbetjeve në të gjithë territorin e vendit mbetet në masën më madhe jo në përputhje me standardet kërkesat dhe kushtet e mbrojtjes së mjedisit. Vlen për t’u theksuar, se shikojmë çdo ditë se menaxhimi i mbeturinave industriale mungon, ose është shumë i dobët, arsyet e këtij keqmenaxhimi janë mungesa e investimeve konkrete të qëndrueshme dhe afatgjata, mungesa e kapaciteteve në zbatimin e dobët të ligjit. Prandaj, ndërtimi i incenaratorëve në vendin tonë nuk mund të themi se është hapi i duhur, duhet që t’i ngjisim shkallët një e nga një të sigurta dhe jo të ngjitemi në krye dhe pastaj të përfundojmë, duke u rrokullisur në fund, dhe të themi, ku ishim asgjëkund çfarë bëmë asgjësend. Në fillim ne duhet të menaxhojmë mbetjet nga grumbullimi sistematik i tyre dhe krijimi i impianteve të trajtimit me standarde miqësore me mjedisin
Më tej, të vazhdojmë hapa pas hapi, apo fazë pas faze drejt një menaxhimi të pakthyeshëm dhe më të integruar të trajtimit të mbetjeve, në këtë rast nuk mund të përjashtohet dhe ndërtimi i inceneratorëve të studiuar mirë.
Prandaj, mund të themi se inceneratorët tani për tani janë rrezik për mjedisin dhe shëndetin e njeriut për këto arsye:
• Ndotja e ajrit do të jetë problem serioz disa km përreth, si rezultat i shtimit të tymrave dhe gazeve toksike që çlirohen në atmosferë nga djegia, të cilat do të kthehen në ndotës potencial të rrezikshëm për florën faunën dhe tokën pas rënies së reshjeve duke u shndërruar në shira acid.
• Hiri që mbetet pas djegies se tyre, që do të ketë element shumë të rrezikshëm me mbetje toksike, i cili më pas do një përpunim specifik pasi bëhet një rrezik potencial për ndotjen e mjedisit, duke shkaktuar pasoja të rënda në shëndetin e popullsisë.
• Ndërtimi i incenaratorëve është një shkatërrim total i industrisë së riciklimit që ndërtohen e funksionojnë brenda parametrave.

– Inceneratorët që janë ndërtuar dhe mendohet të ndërtohen me koncesion, a do të përpunojnë vetëm mbetjet e vendit, apo ato do të përpunojmë edhe mbetjet e importit?
– Më duhet të theksoj se inceneratorët janë një nga zgjidhjet më të shtrenjta për menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë. Nga sa kemi parë në media në lidhje me procedurat e zhvilluara për miratimin dhe ndërtimin e tyre ka shumë probleme qoftë ligjore dhe teknike, mungesë totale transparence. Mendoj se inceneratorët janë ndërtuar pa një studim të plotë të bazuar duke mos marrë parasysh sa mbetje sigurohen pas atyre që merr industria ricikluese. Inceneratorët e ndërtuar dhe të atyre të planifikuar të ndërtohen janë mbi kapacitetin e mbetjeve që sigurohen në vendin tone. Inceneratori i ndërtuar në Elbasan dhe ai që do të ndërtohet në Fier dhe Tiranë kanë kapacitete më të mëdha se sasia e mbetjeve që mund të prodhohen. Duke u nisur nga sa theksova më lart, kam dyshim se do të përdoren për të djegur dhe mbetje, që mund të importohen në të ardhmen, po qe se do të lejohen, prandaj po bëhen tentativë për lejimin e importit të mbetjeve në vendin tonë. Importi i mbetjeve nuk duhet lejuar, sepse në Shqipëri, mungojnë kapacitetet kontrolluese për monitorimin e importit të mbetjeve. Ka zgjidhje më të pastra, më pak të rrezikshme, më transparente dhe me kosto më të efektshme sesa importi i mbetjeve për të forcuar industrinë e riciklimit të vendit dhe zhvillimin kombëtar të Shqipërisë.
Kam dyshim se nga inceneratorët do të përdoren për të djegur dhe mbetje, që mund të importohen në të ardhmen, po qe se do të lejohen, prandaj po bëhen tentativë për lejimin e importit të mbetjeve në vendin tonë. Importi i mbetjeve nuk duhet lejuar, sepse në Shqipëri, mungojnë kapacitetet kontrolluese për monitorimin e importit të mbetjeve.
Ja pse inceneratorët janë të rrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin e njeriu
Prandaj, mund të themi se inceneratorët tani për tani janë rrezik për mjedisin dhe shëndetin e njeriut për këto arsye:

• Ndotja e ajrit do të jetë problem serioz disa km përreth, si rezultat i shtimit të tymrave dhe gazeve toksike që çlirohen në atmosferë nga djegia, të cilat do të kthehen në ndotës potencial të rrezikshëm për florën faunën dhe tokën pas rënies së reshjeve duke u shndërruar në shira acid.

• Hiri që mbetet pas djegies se tyre, që do të ketë element shumë të rrezikshëm me mbetje toksike, i cili më pas do një përpunim specifik pasi bëhet një rrezik potencial për ndotjen e mjedisit, duke shkaktuar pasoja të rënda në shëndetin e popullsisë.

• Ndërtimi i incenaratorëve është një shkatërrim total i industrisë së riciklimit që ndërtohen e funksionojnë brenda parametrave.
Sigal