INSTAT-i nuk jep asnjë statistikë!

665
Sigal

Në Shqipëri, institucioni kryesor përgjegjës për statistikat zyrtare, është instituti statistikave (INSTAT), i cili operon me një ligj të caktuar. Mirëpo, ky institut i statistikave vetëm statistika nuk po publikon, edhe pse është i detyruar sipas ligjit, që të publikojë çdo statistikë, në kohën  e duhur, për të informuar.

Ja me fakte, si INSTAT-i nuk publikon asgjë!

–          205 ditë pa program zyrtar statistikor.

–          32 ditë vonuar regjistri i ndërmarrjeve ekonomike për 2011

–          27 ditë vonuar indeksi i tregtisë me pakicë, për tremujorin e parë 2012

–          24 ditë  vonuar indeksi i statistikës afatshkurtër tremujori i parë 2012

–          13 ditë vonuar buletini statistikor i tremujorit të parë 2012

–          84 ditë pa të dhëna të buletinit fiskal të doganave

–          84 ditë pa të dhëna të raportit statistikor

–          84 ditë pa të dhëna të raportit fiskal mujor

A e dinë drejtuesit e INSTAT-it, por edhe qeveritarët që mosbotimi i të dhënave në afatet përkatëse, që janë përcaktuar, edhe me ligj për INSTAT-in, janë  shpërdorim i detyrës dhe, për pasojë, edhe shkelje e ligjit? Vazhdon e njëjta gjë me statistikat afatshkurtra të tremujorit të dytë. Ka 24 ditë vonese nga afati i vetë INSTAT-it. Është i disati tregues, i cili jo vetëm vonohet por nuk jepet një shpjegim apo një justifikim se pse është vonuar dhe kur do të ketë publiku, politikanët, kërkuesit, studiuesit, media të dhënat për tu publikuar. Duke iu referuar edhe përvojës së hidhur nga kriza në Greqi, ishin pikërisht INSTAT-i  (grek) që nuk publikonte kohë asnjë statistikë, por edhe ato që publikonte, i jepte të falsifikuara dhe të porositura nga qeveria, me qëllim që të fshihte realitetin.  Edhe INSTAT-i ynë të dhënat që publikon, vështirë që të besosh në to, sidomos për treguesit ekonomik, e sidomos ata tregues që bëjnë fjalë për rritjen e treguesve ekonomikë dhe statistikat për papunësinë, për numrin e bizneseve që kanë dhe që falimentojnë. Ligji i miratuar këto kohët e fundit nga maxhoranca për kalimin e INSTAT-it në kompetencat e vetë Kryeministrit, është tregues i varësisë politike të INSTAT-it nga politika qeverisëse.