INSTAT: 97% e familjeve nuk u plotësojnë fëmijëve standardet për ushqim dhe veshje

152
Sigal

Instituti i Statistikave, ka nisur vitet e fundit të publikojë disa raporte për varfërinë e fëmijëve nën 16 vjeç në republikën e Shqipërisë.

Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar në bazë të metodologjisë së Bashkimit Europian, ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal. Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja gjetën se mbi 97% e familjeve nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç.

Sipas monitor, ekspertët i morën rezultatet e privimit material për fëmijët në pyetjet në nivel familje dhe u morën përgjigje nga të anketuarit e familjeve për të gjithë fëmijët anëtarë të asaj familje, nën 16 vjeç për të paktën 13 zëra si më poshtë:

Kanë disa rroba të reja (jo të përdorura).

Kanë dy palë këpucë të përshtatshme (ku futen një palë këpucë për çdo kohë).

Hanë fruta dhe perime një herë në ditë.

Hanë një vakt mish, pulë ose peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) të paktën një herë në ditë.

Kanë në shtëpi libra të përshtatshëm për moshën e tyre.

Kanë pajisje argëtimi për jashtë shtëpisë (biçikletë, patina, etj.).

Kanë lojëra për brenda shtëpisë (lodra edukuese për foshnje, kuba ndërtues, lojëra tavoline, lojëra kompjuterike, etj.).

Kanë një vend të përshtatshëm për të studiuar ose për të bërë detyrat e shtëpisë.

Marrin pjesë në një veprimtari të rregullt argëtuese (not, i bien një vegle muzikore, organizatë rinore, etj.).

Kanë festime në raste të veçanta (ditëlindje, ditë emri, ngjarje fetare).

Ftojnë miq në shtëpi për të luajtur ose për të ngrënë herë pas here.

Marrin pjesë në udhëtime dhe organizime shkollore me pagesë.

Shkojnë për pushime larg shtëpisë të paktën një javë për çdo vit, që përfshin qëndrimin në një vend tjetër ose te miqtë/të afërmit.

Për secilin nga zërat u gjet se mbi 90% nuk mund t’i plotësonin, por hendeku më i lartë u vu re në mundësinë për t’i veshur me rroba të reja. Gati 99,9% e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9% e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuara për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1% e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99% e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat.