Inspektoriati i Punës vlereson me çmim mirënjohje RTV ORA NEWS

517
Sigal

Nën sloganin “Punë e Denjë, Sukses i Sigurtë”, Inspektoriati i Punës vlerësoi me çmime motivuese disa prej kompanive më të mira gjatë vitit 2016. Në ceremoninë e rastit, Inspektoriati i Punës vlerësoi me çmimin e mirënjohjes RTV Ora News, për mbështejen mediatike në ndërgjegjësimin dhe informimin për një mjedis më të denjë pune.

Këtë çmim e mori drejtorja e përgjithshme e RTV Ora News, Mariam Ndroqi.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të biznesit dhe kompanive që operojnë në tregun shqiptar, kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli tha se institucioni që ai drejton duhet të jetë bashkëpunues me biznesin që ai të ecë përpara.

YlliJu jeni kategoria e shoqërisë që mbani mbi supe peshën e rëndë të atijmekanizmi të zhvillimit dhe për ta shtyrë përpara atë ju duhet shumë lodhje, përpjekje mundim. Në duhet t’jua bëjmë më të lehtë levizjen e atij mekanizmi.

Çmimet u jepen bizneseve dhe kompanive për standartet dhe kushtet e punës.