Inskenoi vdekjen, biznesmeni italian: Në Shqipëri kam shumë miq, do të vij të bëj burgun

278
Sigal

Biznesmeni italian Davide Pecorelli që inskenoi vdekjen në Pukë dhe më pas u zbulua se ishte gjallë dhe gjithçka e justifikoi se e kishte bërë me argumentin se sipërmarrja e tij falimentoi deklaron se është gati që të rikthehet në Shqipëri ku e presin disa akuza dhe rrezikon burgun. “Jam i gatshëm të vij dhe të bëj burg në Shqipëri. Dua të kthehem, aty kam shumë miq. Nëse dënimi është i drejtë, unë do të paguaj për atë që kam bërë” tha ai.

Në intervistën e dhënë për mediat italiane, si shprehet se ka kërkuar falje. “Po, meqë ra fjala, tashmë i kam kërkuar falje të gjithëve në Shqipëri, përfshirë kryetarin e bashkisë Pukë dhe në çdo rast të gjithë komunitetit. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime: siç dihet tashmë kur mbërrita në Tiranë në janar, po kaloja një moment shumë të vështirë në jetën time. U përpoqa të bëja vetëvrasje dhe ai prifti që takova rastësisht më shpëtoi. Atëherë ju e dini historinë, periudha në bashkësinë e priftërinjve në Medjugorje ishte thelbësore: Unë do t’u jem mirënjohës atyre përgjithmonë”.

Por cfarë ka në plan që të bëjë tani? “Po, siç e kam theksuar disa herë: në këtë drejtim synimi im është të themeloj një shoqatë për të mbështetur ata që, si në rastin tim, po përballen me krizë për shkak të punës”. Por si është e vërteta e thesarit që ai tha se ka zbuluar? “Mund të ritheksoj vetëm se kam parë dy arkat me monedhat e arit në Montecristo. Tani jam me familjen, me 4 fëmijët e mi. Do të përpiqem t’i rikthehem jetës së përditshme”.