Ing. Sazan Guri” Grabitja e ujit të Kucit prej të fortëve të shtetit

6
Sigal

UJI NGA KUCI NË HIMARË – GRABITJE PREJ T’FORTËVE TË SHTETIT

Nga prof.ing.av. Sazan Guri (ekspert mjedisi dhe hidrogjeolog)

 Marrja e ujit të Kuçit – rast i vetëm në botë

Po të llogaritësh kostot mjedisore të humbura, kostot shëndetësore, bujqësore dhe blegtorale direkte dhe indirekte, të brendshme dhe të jashtme si p.sh. uji duke mos kaluar në lumin e vet përmes këtyre 30 fshatrave të sipërmendura prej 21km gjatësi që është ndërtuar për 50 milion vjet dhe më pas njeriu ‘’lab’’, pa dyshim, kostoja e përfitimit nga popullata e Himarës psh., është shumë më e vogël . Kur të pllakosë varfëria mjedisore, shpërngulja në masë, humbja në blektori, humbjet në bletari, në bujqësi, në turizmin e saj etj., atëherë do të shihet dëmi real i saj.

 

 

 

Banorët e fshatrave Kuç, Kallarat, Vranisht, Tërbaç, Brataj, Lepenicë, Gjorm, Mesaplik, Gumenicë, Kotë, Drashovicë, Mavrovë, Lapardha, Vodicë, Peshkëpi, Xhuherinë, Armen, Llakatund e Lubonjë po ndeshen me një nga rastet më të rralla në botë, ku i merret uji i pijshëm nga Buronjat e Kuçit, të Vlorës, përgjithë jetën dhe çohet nga drejtimi i Zotit në atë të djallit, sepse shkencërisht dhe praktikisht asnjë lumi nuk mund t’i ndryshohet drejtimi. Jemi mësuar dhe ankohemi për marrjen e ujrave prej lumenjve, por në fund të ditës ky ujë pas 20km shkon prap në shtratin e vet, me përjashtim të rastit të kompanisë turke që merr Matin dhe e çon në Fan ose e kundërta. Turp e faqezezë për mirditorët që ky turk nuk i pushtoi dot me armë dhe i lë ‘pa brek’ tani në dinjitet, më falni pa ujë. Por që të merret uji dhe të çohet përgjithmonë në një drejtim tjetër, aq më tepër ujë i pijshëm, aq më tepër në burronja apo në gurrat e fshatit, kjo nuk është parë e dëgjuar në rruzullin tokës, dhe nga kush? Nga yti! Dhe nga cili? Nga Partia jote, sepse vetë ata vlonjatë, që vështirë ta kenë për hallall bukën e nanës së tyre dhe nanës Shqipëri që para familjes vënë PS dhe para Shqipërisë vënë prap atë, dhe para fëmijës vënë KM shqiptar që hiqet sikur nuk di gjë, kur ai di edhe ujin që pijmë edhe bukën që blejmë. Nejse, ky është diskutim tjetër. Le të kthehemi te dhëntë tona!

Plani në zbatim – ndesh me elementët jetësor të banorëve

Ky plan në zbatim e sipër tashmë po bie ndesh me elementët jetësor të banorëve, jo thjesht dhe vetëm me ato mjedisore, duke shkatërruar bilancet e kushteve të jetesës për brezat e ardhshëm dhe duke rrezikuar sigurinë shëndetësore. Kjo buronjë e Kuçit jep 130-150 litra/sek, dhe uji që do të merret është 139.1 l/sek, pra i tëri. Llogjika është fare mediokre se uji i një burimi më lart ai i Gurrës ka përdorim tregtar, pra i jepet fshatit Kuç. Uji i Borshit, edhe ky ka përdorim tregtar, i jepet Qeparoit. Uji i Potamit Himarë edhe ky ka përdorim tregtar, i jepet Himarës, por nuk mjafton. Ndaj le të marrim ujtë e Kuçit për nevojat e Himarës qytet, Himarës fshat, Himarës Spile, për Vunonë, për Palasën, për Dhermiun, për Green coast, etj.

T’i lëmë pa ujë, t’i shporrim, t’i mërzisim, t’ju nxijmë jetën! Atë që s’bëri dot Cubrilloviçi dikur me forcë – po e bëjnë këta me gjoja paqe, sepse po i ndihmon edhe ‘’fati’’ se një familje shqiptare mezi bën një fëmijë, edhe ai kur rritet ikën nga sytë këmbët! Ndaj e duan Kuçin e lumin e Vlorës pa ujë në lumë, biles as në burim apo buronj.

Ky ujë – nuk u mor as nga pushtuesit turq, serb, as nga Mbreti, as nga komunizmi, as nga 30 vjet tranzicion!

Buronja dhe Gurra, shërbejnë edhe për kanale vaditëse, nga ku marrin jetë mbi 20,000 hektar tokë bujqësore dhe shërbime blegtorale, bletarie, vreshtarie, etj. Kujdes! Ky ujë nuk është marrë as nga pushtuesit turq, as nga serbi, as nga Mbreti, as nga komunizmi, as nga 30 vjet tranzicion dhe merret sot nga njerëz e kompani të caktuara, me projekte të gabuara dhe pa konsultime me publikun. Ndaj kërkohet nga këta banorë me të drejtë dhe shumë të drejtë të kthehet mbrapsht sa nuk është vonë ky projekt i pastudiuar dhe i pakonsultuar me komunitetin e gjerë të lumit të Vlorës. Ky aktivitet për marrjen e ujit u miratua si gjithmonë me ca firma kryepleqësh me hile pesë vjet më parë dhe sot komuniteti i këtyre 30 fshatrave po ndeshet duke protestuar për të fituar këtë dinjitet të vjedhur.

Cili është interesi publik?

Dimë që uji bën njëmijë detyra para se të shkojë në det dhe kur është i pijshëm si këto buronja i ka pafund detyrat. Por le të përmendim disa nga ato. Nëse ti sheh një lum si buronjat e Kuçit 3m i gjerë dhe i rrëmbyeshëm shumëzoje në mendje me tre këtë dukje i dashur inxhinier hidroteknik apo ti mjedisor dhe ti deputet po deshe! Sakaq, ky lum shkon në tokë dhe mban gjallë me mijra e miliona rrënjë bimësh e pemësh. Njëherë sa aq prap ai shkon në ajër dhe mban gjallë ekosistemin pyll, dhe ky projekti i grabitjes së ujit do të shkatërrojë përpos këtij dëmi që do vij më vonë edhe 9,7 km gjatës pyll të lartë, pastaj pjesa tjetër e 17,1km gjatësi tubacioni do jenë kullota e tokë buke – arë. Mungesa e lagështisë në ajër, bën që reja që vjen e mbarsur me lagështi nga një lumë më i madh, apo reja që vjen nga deti, nuk gjen një ngarkesë tjetër të lagësht lokale dhe nuk formon dot kështu sasinë përkatëse ujore për të formuar reshjet e shiut për zonat e ulta ose ato dëbore për zonat e larta që dtth ndryshim lokal i klimës, që me siguri brenda ciklit 11 vjeçar të pertubancave diellore sjell ndryshime të ekosistemit. Ndryshimi i ekosistemit bën që të mos kemi formimin e biomasës te pyjet e larta dhe ato të ulta, që për pasojë nuk do të kemi dot thithjen e gazeve serrë si CO2, CH4, etj. P.sh., zonat e Kuçit sot janë shumë të thata, aq sa bletarët nuk i çojnë më bletët në male, sepse s’kanë ujë. Dhe i bien ato pranë lumit. Dhe nëse iu heq bletëve edhe lumin atëherë llogariteni vetë dëmin, ku një vit mospllenim prej bletëve ka 25% më pak prodhim bujqësor dhe për 4 vjet i bie mos të ketë fare.

Kostoja e përfitimit nga popullata e Himarës – shumë më e vogël se fitimi i humbur i komunitetit Kuç

Po të llogaritësh kostot mjedisore të humbura, kostot shëndetësore, bujqësore dhe blegtorale direkte dhe indirekte, të brendshme dhe të jashtme si p.sh. uji duke mos kaluar në lumin e vet përmes këtyre 30 fshatrave të sipërmendura prej 21km gjatësi që është ndërtuar për 50 milion vjet dhe më pas njeriu ‘’lab’’ gjeti dhe ndërtoi jetën e vet këto 10,000 vjet, përbën atë dëm që nuk llogaritet dot, si ajo për ujërat e nëntokës, për rrënjët e bimëve, për burimet ujore më poshtë, për ekosistemin që uji i lumit e mban me lagështi, prej nga vjen më pas jeta e gjallë e pemëvë, e pyllit, e kafshëve, e blegtorisë, e bujqësisë, e peshkimit, e sporteve e turizmit të humbur që një ditë do të kthehej? Pa dyshim, kostoja e përfitimit nga popullata e Himarës psh., është shumë më e vogël se fitimi i humbur që pëson komuniteti, për të cilin e ka llogaritur natyra këtë ujë, por veçse qëllimisht nuk llogaritet. Kur të pllakosë varfëria mjedisore, shpërngulja në masë, humbja në blektori, humbjet në bletari, në bujqësi, në turizmin e saj etj., atëherë do të shihet dëmi real i saj.

Nga ana tjetër, Buronjat e Kuçit po llogariten të futen në Parkun Kombëtar të Vjosës si zona të Kategorisë së dytë, ku sipas Nenit 6 të Ligjit të ZM (8906) zbatohet të katra shkallët e mbrojtjes, ku sipas pikës “a” thuhet se: ndalohet shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve, ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës; dhe sipas pikës “d” të këtij neni thuhet shprehimisht se: “ndalohet ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë”. Në fakt po ndodh e kundërta. Të gjitha të ndaluarat po kthehen në të lejuara!?

Konventat ndërkombëtare – kurrsesi nuk e lejojnë devijimin e ujrave përgjithmonë dhe pa lejen e banorëve

Duke qenë se në zonat e Luginës së Lumit të Vlorës ndodhen, veç gjeomonumenteve natyrorë edhe objekte historike e arkeologjike dhe  neni 38 i ligjit për Trashëgiminë Kulturore, por edhe ligji i ZM i cituar më sipër thonë se “çdo vendim i marrë nga Këshillat e Rregullimit të Territorit për ndërhyrje ose ndërtim në zonat e shpallura më parë si monument kulture ose zonë e mbrojtur pranë monumentit të kulturës, pamvarsisht nga pronësia është i pavlefshëm”. Marrja e ujit pa pyetur komunitetin bie ndesh me Shtojcën IV, të Direktivës 2000/60/EC të Parlamentit Evropian dhe KE, dt. 23.10.2000. Referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Neni 56 thekson se: “Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij”, në një kohë që Kompanitë organizojnë takime me komunitetin, që shpesh prishen, dhe firmat merren më pas, me njerëz të mashtruar ose firmat merren në Komunitete të tjerë – Shpesh, kompanitë i kanë marrë firmat e banorëve nëpër klube dhe nëpër disa familje, gjithsejt 15-20 nga 5,800 banorë që kanë fshatrat e lumit të Vlorës. Më pas, publiku ballafaqohet me tabelën e punimeve dhe pas disa ditëve vjen edhe informimi zyrtar i Bashkive përkatëse.

Nëse ju vlonjat të lumit të Vlorës nuk ngriheni të vini në vend dinjitetin e nëpërkëmbur tuajin, dorëzoni ato medalje që kini marrë në luftën e Vlorës më 1920 dhe ato të marra për trimëri në luftën e dytë botëore. Ore ju qytetarë Vlonjatë, sidomos ju të lumit të Vlorës, t’ju pyes me pakëz zemëratë, për çfarë ja u ndjenë juve tashme? Votën ja u vodhën, s’ja u ndjeu, quhet; Votën ja u blenë, s’ja u ndjeu, prapë quhet; Pjatën e katërt, të tretë e të dytë ja u hoqën, quhet edhe kjo; Por, t’ju heqin edhe ujin e të mos ja u ndjejë fare, po kjo nuk quhet or vëllezër!  Po mirë ju, po Kryeministri, po mirë Kryeministri po ju. Si ka mundësi që një lum buronje t’i hiqet Lenkës dhe t’i vihet Prenkës ku uji është energji e komunitetit të caktuar nga Zoti; kur uji bën 1000 detyra të padukshme për komunitetin e vet, sepse uji ka furnizuar pa dashje e me dashje me miliona rrënjë pemësh para se ta kuptojë KM; Sepse ky ujë që KM mendon se nuk i duhet komunitetit të vet ka bërë ujin e shiut në tokë, ka bërë vranësirën në male, ka bërë retë mbi kokat tona, pastaj ka avulluar dhe mban gjënë e shtrenjtë që është pema që të jep O2 ose O3; Sepse ky lumë ka tretur mender… ato që hedhim në lumë, se ndryshe ky shtet që nuk ndërton impiante për ujëra të zeza do bëjë që populli i tij do shohë fekale në shtretërit e lumenjve; Sepse ky ujë ka bërë të ushqehen bletët, kafshët e blegtorisë; Sepse këtë ujë Zoti dhe natyra e ka llogaritur në miliona vjet për këtë jetë njerëzore qe të kenë sasinë e duhur për frymë qeniesh të gjalla dhe për çdo stinë ka dhënë sasinë e duhur, edhe kur duket minimale, ai në fakt aty është prape në nëntokë i fshehur; Pra, shpërngulja e një sasie ujore nga lumenjtë tanë në mënyrë të përhershme është e pa tolerueshme, ndaj dhe gjashtë Konventa të botës (e Helsinki-t 1992, Nev York-u 1998, Direktiva 60 e BE, Kanuni ynë, etj…), e ndalojnë rreptësisht heqjen e përjetshme si ky rast të sasive ujore nga lumi Kuç, marrjen dhe çuarjen në një popullatë tjetër.

Le të vimë te qëllimi!

Le të vimë te qëllimi që është gjëja më e turpshme që po ndodh në Shqipëri në kushte paqeje, sepse të parët tanë na lanë këtë Shqipëri të vogël, por thelb, plot vlerë si flori, ku edhe shkëmbi flet e këndon histori. Dihet që kufijtë e detit janë duke shkuar deri përballë Dhërmisë! Dihet se kemi një zonë si bregdeti nga Himara deri në Palasë, paçka se janë mirditorë e krutanë, për ato dy kothere pension po ndjehen helen. Helenë kanë filluar të ndjehen edhe ata nga Progonati e Tepelena, që dikur ai greku thoshte se ç’ti bëj këtyre dy zonave përfshi edhe kurveleshasit se e kisha marrë dhjetë herë Shqipërinë. Dihet se Finiqi u kalua dorasi nga pushtetarët tanë si zonë minoritare, përfshi me hir e pahir Merkatin, Pandelimonin me çamër, duke pasur edhe qytetet e dikurshme antike, Finiqin!. Dihet se Delvina me bejlerë e kajmekam sot quhet Delvina e Vurgut apo e Foinikes, jo si dikur që thirrej Vurgu apo Finiqi i Delvinës! Dihet se plot varre me grekë në Tepelenë dhe në Përmet që dogjën dhe shkatërruan kanë nga një përmendore, dhe ata që u dogjën nuk iu dihet as nam e as nishan. Kujdes! Aty ku ka një varr grek quhet Gërqi sipas Kushtetutës së fqinjit. Dihet se Berati nën tjegullat e Kishave të riparura kanë nga një shenjë greke! Edhe KM grek kur erdhi së fundi e tha troç që mbroni Vjosën dhe tashmë po e kthejnë atë në Zonë të Mbrojtur, jo se iu hap barku për ç’ka thonë ambjentalistët e vendit apo Di Kaprua, po sepse e tëra kjo politikë është sa me paqe e sa me dëshirë në formën e një apo disa asosacioneve si Serbia me Kosovën, nesër këto toka e këto dete të jenë pjesë e planit Vorioepir. Sepse, ndaj edhe KM grek tha e bërtiti biles – kujdesuni edhe për Shkumbinin?! Po kush është kocka e fortë në këtë mesele – Labi, Kuçi, Kallarati, Vranishti, Tepelena, ata që kur luftonin kur erdhi serbi më 1913 bënë që të arratisesh Mbreti i tyre, sepse pashë ca burra që luftonin në këmbë dhe kishin një takije me një antenë të gjatë. Ndaj shtrojnë ata pyetjen – Si t’ja bëjmë?! T’i lëmë pa ujë, t’i shporrim, t’i mërzisim, t’ju nxijmë jetën! Atë që s’bëri dot Cubrilloviçi dikur me forcë – se populli i Kosovës iu jepte jetë 10 fëmijëve për familje, po e bëjnë këta mortjet me gjoja paqe, sepse po i ndihmon edhe ‘’fati’’ se një familje shqiptare mezi bën një fëmijë, edhe ai kur rritet ikën nga sytë këmbët! Ndaj e duan Kuçin e lumin e Vlorës pa ujë në lumë, bile as në burim apo buronjë.