Incineratorët/ Vasili: Krim ndaj shëndetit dhe financave, SPAK ka përpara një krim shtetëror

160
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se avokatia pro incineratorëve është krim ndaj shëndetit, mjedisit dhe financave publike.

Ai thekson se incineratorët ishin një veprimi i hapur më i egër kundër shëndetit dhe kundër ambientit i ndërmarrë ndonjë herë.

Ai shton se SPAK dhe Prokuroria e përgjithshme e kanë para syve të tyre një krim shtetëror te shumanshëm dhe se çdo hezitim i tyre është vetëm bashkëfajtorësi.

Avokatia pro Inceneratoreve eshte krim ndaj shendetit, mjedisit dhe financave publike! Piramida e trajtimit te mbetjeve ka alternativen e saj me te fundit djegjen e tyre, pra ngritjen e inceneratoreve. Kthimi me kokeposhte i piramides se mbetjeve u be me urdher te mafies dhe korrupsionit rilindas. Inceneratoret ishin nje veprimi i hapur me i eger kunder shendetit dhe kunder ambientit i nderrmarre ndonje here. Çdo kakarisje e rilindasve nga kryeministri e deri deputeti me i fundit qe bejne avokatine e inceneratoreve eshte krim ndaj qytetareve”.