Incidentet e deputetit të heshtur Bujar Çela në Kuvend

413
Prej dy ditësh vijon debati për deputetin Bujar Çela i cili uroi pavarësinë me fotografinë e Enver Hoxhës.
Sigal

Por kush është socialisti që ka marrë mandatin e deputetit në Lushnje që në vitin 2013?

Bujar Çela njihet si një nga parlamentarët që ka folur rrallë në Kuvend, por këtë herë edhe pa folur, dha një mesazh që zgjoi shumë reagime. 

Gjatë 2019-ës ka folur vetëm 3 herë, ndërsa në vitin 2020 Bujar Çela nuk e ka marrë asnjëherë fjalën. Nga shtatori i këtij viti Çela ka folur vetëm 2 herë.

Por, pavarësisht mosangazhimit me fjalime në parlament apo komisione, me deputetin socialist nuk kanë munguar incidentet.

Në dhjetor të vitit 2017, kur në seancë votohej prokurorja e përgjithshme Arta Marku, Çela është përplasur fizikisht me deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, deputeti shpërndante leje të legalizimeve, në kundërshtim me kodin zgjedhor. 

Këtyre incidenteve, iu shtua edhe vlerësimi për figurën e diktatorit në një ditë që Shqipëria festonte pavarësinë.

Ndaj tij nuk është marrë asnjë masë dhe deri tani, vetë deputeti nuk ka shfaqur asnjë shenjë tërheqje dhe pendese për gjestin.

“Mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka dhe ai kontributet e veta në luftë përderisa ne nuk kemi nxjerr ndonjë udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr këtë luftë,” – deklaroi deputeti Çela.