Inceneratorët/ Shehaj: Qeveria përdori Zoton për të pasuruar veten

149
Sigal

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, deklaroi në një emision se Klodian Zoto është përdorur nga qeveria siç ndodh në të gjitha aferat korruptive.

Mjafton të shikojmë të gjitha koncesionet, ka kompani off shore. Nuk është se zgjodhën të pasurojnë Klodian Zoton.

Qeveria, deputetët, ministrat që kanë kërkuar votën e qytetarëve, votëbesimi që kanë marrë nga shqiptarët e kanë për të pasuruar veten e tyre.

Ka prova SPAK që babai i deputetit Bllako merrte para. Janë të njëjtat kompani të përfshira në aferën e inceneratorëve.

Zoto ka marrë dhe një kontratë për depozitimin e inerteve.”-tha Shehaj.