Inagurohet Laboratori Qendror i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, por nuk njoftohen drejtuesit e… AKU

974
Nuk e dimë se përse ka munguar në këtë ceremoni zyrtare, përfaqësia e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor (AKU), por dimë faktin që drejtuesit e AKU, mësuan që po përurohej ky laborator pas telefonatës së bërë nga gazeta “Telegraf” për një intervistë në lidhje me këtë arritje, nisur nga kronika e transmetuar në disa TV. Ndoshta Panariti i ministrisë dhe Peleshi i kryeministrisë mund të japin ndonjë shpjegim për këtë mungesë të AKU në ceremoni, por nëse ka lidhje me faktin që ky institucion nuk është ftuar, atëherë duhet thënë ajo ceremoni nuk ishte “dasmë” dhe mund të ftosh cilët të duash…. 
Protokolli zyrtar i qeverisë Rilindja dhe i ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit të Shqipërisë, ka “gatuar” dje një absurd shtetëror. Dje, në Tiranë është përuruar Laboratori Qendror i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i pari shërbim i kompletuar i kontrollit të produkteve ushqimore me orgjinë nga bota shtazore, si kontrolli për kafshët dhe shpendët e gjalla, që përdoren si ushqim për popullatën dhe kontrollin e mishit e të produkteve të përpunuara të mishit që hidhen në treg pas therjes së bagëtive e shpendëve, por edhe të kafshëve e produkteve që vijnë nga importi. Kujtojmë, që ky laborator i kompletuar e modern kontrolli sigurie ushqimore e veterinare që u hap dje në Tiranë, sipas logos që shoqëronte ceremoninë e djeshme zyrtare është i pari dhe i vetmi laborator modern kontrolli sigurie i ngritur në Shqipëri, qysh prej vitit 1928, kur ka nisur shërbimi kontrollit ushqimor e veterinar në vendin tonë! E ndërsa në ceremoni kanë qenë prezent Zv/kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë e Ushqimit Edmond Panariti, disa zyrtarë të laboratorit e madje edhe bodigardët e dy qeveritarëve të lartë, çuditërisht kanë munguar ata që kanë punë me këtë laboratorë, pra ata që do ta përdorin për kontrollet e sigurisë ushqimore të mishit që do të prodhohet prej kafshëve e shpendëve dhe produkteve të tjera me origjinë shtazore. Në ceremoninë e përurimit të laboratorit të sigurisë ushqimore, mungonin drejtuesit e sigurisë ushqimore shqiptare, konkretisht Autoriteti Kontrollit Ushqimor (AKU)!. Madje nuk kishte asnjë përfaqësues as nga dega e AKU e qarkut të Tiranës, as nga drejtoria e përgjithshme e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor (AKU) të Shqipërisë e cila është strukturë qendrore e Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit dhe ka si funksion kontrollin e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Për rrjedhojë, ka lidhje të plotë e të vetme profesionale, qoftë edhe formalisht me këtë ceremoni sa për… “protokoll”. Sipas detyrimit shtetëror, Autoriteti Kontrollit Ushqimor (AKU) duhet të ishte prezent në këtë ceremoni, mbasi është i vetmi institucion dhe shërbim shtetëror i profilizuar, që ka lidhje administrative, funksionale e ligjore direkt me këtë laborator, për ushtrimin e detyrës që kryen! Por, jo vetëm që nuk ishte ftuar të merrte pjesë në ceremoni, por as nuk ishte njoftuar, aq sa askush nga Autoriteti Kontrollit Ushqimor (AKU), nuk kishte dijeni, se dje në Tiranë do të përurohej Laboratori Qendror i Kontrollit të Sigurisë Ushqimore e Veterinare! E nëse investimi për ngritjen e këtij laboratori, ishte është 1 milionë euro, në përurimin e tij nuk morri pjesë asnjë inspektor i AKU, që të përfaqësonte AKU-n! Nuk e dimë, se përse ka munguar në këtë ceremoni zyrtare përfaqësia e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor (AKU), por dimë faktin, që drejtuesit e AKU e mësuan që po përurohej ky laborator, pas telefonatës së bërë nga gazeta “Telegraf” për një intervistë në lidhje me këtë arritje, nisur nga kronika e transmetuar në disa TV. Ndoshta, Panariti i bujqësisë dhe Peleshi i kryeministrisë, mund të japin ndonjë shpjegim për këtë mungesë të AKU në ceremoni, por nëse ka lidhje me faktin që ky institucion nuk është ftuar për të marrë pjesë, atëherë duhet thënë se është një shkelje e rëndë e detyrimit shtetëror institucional të përfaqësimit, mbasi ajo ceremoni nuk ishte “dasmë” dhe mund të ftosh cilët të duash…. 
Sigal