Ina Kurti/ Kuzhinieri shqiptar, Fundim Gjepali vlerësohet me vendin e parë në “Gran Prix”

563
Sigal

Fundim Gjepali, banor i qytetit t ë Shijakut  është përfaqësues i të gjithë Shqipërisë në “Gran Prix” , për kuzhinën mesdhetare në mes të 12 konkurrentëve nga 3 kontinente të ndryshme Amerikës, Afrikës dhe Europës. 11 shtete të ndryshme, Italia me dy përfaqësues, Gjermania, Franca, Spanja, Ukraina, Brazili, Senegali, Maroku, Kuba, Tunizia dhe Kalifornia. Juria ishte e përbërë prej 7 anëtarësh, shefa të mëdhenj kuzhine, kritikë të njohur dhe përfaqësues të federatave të kuzhinave të ndryshme, e kryesuar nga shefi i shumë vlerësuar Michele Deleo. Fundim Gjepali, 33- vjeçari nga Shijaku, i vlerësuar me vendin e parë i dorëzohet çmimi nga senatori Pietro Langhella në një mbrëmje gala në prani të 300 të ftuarve. I njohur dhe më parë për aktivitete të ndryshme bamirësie, nuk nguron të thotë: “Më bën të ndjehem mirë, i lumtur dhe krenar sepse përfaqësoj vendin tim dhe më mjafton të flitet mirë për të”. Patriotizmi i tij i kalon dhe më caqet. Dikush i njohur në botë, i kërkuar nga restorantet më prestigjioze, kërkon që me famën e marrë të njihet vendi i tij. “Unë nuk investoj veçse në Shijak”, përgjigjet me bindje. “Ky  është një projekt që unë besoj shumë dhe që kontakti im nëpër botë me prodhues bujqësorë e ka bërë akoma më të madh pasionin për të investuar në vendlindje. Ferma turistike, është pothuajse në përfundim. Këtë vit fillojmë prodhimin e djathit të dhisë e së shpejti dhe rritjen e rosave dhe patave për mish. Ku me kalimin e kohës do ta kthej në agro-turizëm, (restorant ku konsumohen prodhimet e fermës) sigurisht çdo gjë do të jetë bio.