Impianti i Trajtimit të Ujërave, Haxhinasto: Respektoni afatet e punimeve!

457
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura për Tiranën e Madhe dhe i ka kërkuar kompanive ndërtuese që të respektojë afatet e përcaktuar.
Haxhinasto ka theksuar se nëse nuk do të respektohet koha e përfundimit atëherë do të ketë masa ndëshkuese. Ministri nënvizoi faktin se dy muajt e fundit ka pasur një angazhim më të madh të drejtuesve të këtij projekti.
“Kjo është një vepër shumë e rëndësishme për Tiranën, do të përpunojë ujërat e përdorura për rreth 342 mijë banorë, një projekt më rëndësi shumë të madhe për cilësinë e jetës, për gjithë qytetarët e kryeqytetit. Sot u kam kërkuar përfaqësuesve të kompanive ndërtuese dhe konsulentit, për të respektuar grafikun e ri të punimeve, dhe sigurisht ata janë të ndërgjegjshëm, që mos respektimi do ketë pasojat përkatëse”, u shpreh Haxhinasto.
Ministri tha se kalendari i rishikuar parashikon një shtyrje prej 6 muajsh dhe u shpreh i bindur se kjo vepër do të përfundojë brenda afatit kohor. Ky projekt parashikon përpunimin e ujërave të përdorura për rreth 343 mijë banorë të Tiranës.
Sigal