ILDKPKI gjobë ministres Kumbaro e Doshit, nuk deklaruan pasurinë

962
TIRANE – Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, deputeti socialist Tom Doshi, ligjvënës të tjerë në parlamentin e Shqipërisë, gjyqtarë, kryekomunarë dhe ambasadorë shqiptarë në shtete të ndryshme janë radhitur në listën e 81 zyrtarëve të cilët janë gjobitur me 100 mijë lekë për faktin se nuk kanë deklaruar në kohë pasurinë e tyre.
Në një njoftim zyrtar, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, sqaron se afati i fundit për të dorëzuar deklaratën periodike vjetore të interesave private ishte 15 prilli, por zyrtarët në fjalë e kanë neglizhuar.
“Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë. ILDKPKI-ja, u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mos deklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private sjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e ILDKPI.
Drejtori i TKOB, Ilir Kerni, gjobitet nga ILDKP
Në listën e 81 zyrtarëve të gjobitur nga ILDKP për mosdeklarim të pasurisë ka figuruar edhe emri i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. 
Lista e plote, 81 zyrtaret e gjobitur 
1 Agim Niman – Bajraktari Doganier Klasifikimi/Vlerësimit, Kontrollit Fizik
2 Adriatik Xhevdet Kaloshi – Doganier Pranim/Peshoreje
3 Arben Pashko Goraj – Doganier Klasifikimi/Vlerësimit, Kontrollit Fizik
4 Besnik Rexhep Bishanaku – Doganier Pranim/Peshoreje
5 Luan Ferik Veizaj – Doganier C3
6 Halil Ali Dida – Doganier 
7 Dorian Nexhmedin Dingo – Oficer Ndërlidhës
8 Eno Myzafer Gupe – Doganier Peshore
9 Gentian Tahir Daja – Drejtor Rajonal 
10 Azem Hamdi Kola – Inspektor
11 Artur Nevruz Doko – Inspektor Kontrolli
12 Novruz Dajlan Kapo – Inspektor I Pare 
13 Mondi Eshref Mekolli – Inspektor
14 Andi Besnik Ahmetaj – Inspektor I Verifikimit ne Terren
15 Valbona Hamdi Myslymaj – Inspektor Zbatimi
16 Brunilda Astrit Kasmi(Dibra) – Gjyqtar 
17 Osman Laze Aliu – Gjyqtar 
18 Klodian Balil Rado – Gjyqtar 
19 Tom Gjeke Doshi – Deputet
20 Tommy Petraq Kola – Drejtor i Sherbimit te Komisioneve Parlamentare 
21 Artur Xhek Bushi – Deputet
22 Mhill Pjeter Fufi – Deputet
23 Enio Ilir Hasanaj – Drejtor i Sherbim Mirmbajtjes
24 Jonian Ismail Molla – Këshilltar 
25 Erjon Shpëtim Ndroqi – Drejtor Kabineti
26 Pal Gjok Marku – Drejtor i Pergjithshem i Policise se Burgjeve 
27 Iliaz Theodhori Labi – Zv/Drejtor i Përgjithshëm & Drejtor i Teknologjisë së Përpunimit të Informacionit
28 Armand Dhanil Reveli – Drejtor i Auditit të Brendshëm
29 Borjana Vasil Shaka – Drejtor Drejtorie
30 Gentian Lavderim Çoçoli – Drejtor i Pergjithshem 
31 Edmonda Isuf Shkjezi – Drejtor
32 Kujtim Rexhep Dumi – Drejtor i Cirkut Kombëtar
33 Shpetim Qazim Shehu – Drejtor i Finances
34 Lauresha Bashkim Basha – Drejtor Kabineti
35 Agim Sulo Haxhiraj – Drejtor DRKK
36 Ilir Rustem Kerni – Drejtor i Pergjithshem, TKOB
37 Evien Maksim Dako – Drejtor, Zyra Shqiptare per te Drejten e Autorit
38 Albert Subi Kasi – Drejtor DRKK
39 Ilda Aleko Bozo(Rusha) – Drejtor i Drejtorisë Monitorimit të Strategjive Ndërsektoriale
40 Ahilea Kristofor Deçka – Drejtor Rajonal i Formimit Profesional
41 Gentjana Said Sula – Zv.Minister
42 Adela Sadri Abazi – Drejtor Drejtorie
43 Pëllumb Xhafer Qazimi – Ambasador-Kroaci-Slloveni
44 Ferit Ibrahim Hoxha – Ambasador-Misioni OKB/New Jork 
45 Mal Bajram Berisha – Ambasador ne Ambasaden e RSH ne Londer
46 Ridi Eduard Kurtezi – Ambasador ne Madrid
47 Dritan Enver Tola – Ambasador në Francë
48 Brunilda Flamur Mersini – Drejtor i Spitalit Rajonal
49 Mirela Josif Çela – Drejtor – Drejtor i Dr. se Licensimit dhe Rregullave te Ndertimit
50 Ermal Dulejman Topalli – – Drejtor – Drejtor i Dr. se Licensimit dhe Rregullave te Ndertimit
51 Eridana Aqif Ylli – Pergjegjes i Deges se Shoqerive Publike
52 Dritan Naim Manaj – Kryetar i Deges se Shoqerive Publike
Drejtor i Pergjithshem i Agjencise Kombetare e Planifikimit te Territorit
53 Adelina Mersin Greca – Drejtor i Pergjithshem i Agjencise Kombetare e Planifikimit te Territorit
54 Xhevit Qemal Bushaj – Prefekti
55 Ilia Vasil Jolldashi – Këshilltar Ligjor 
Keshilltare per Median dhe Marredhenien me Publikun
56 Brikena Besnik Arapaj – Keshilltare per Median dhe Marredhenien me Publikun
57 Justinian Abaz Zyka – Kryetar i Komunës Cukalat
58 Aranit Xhemal Skepi – Kryetar i Komunës Fushe-Cidhen
59 Bajram Halim Himallari – Kryetar i Komunës Kala e Dodës
60 Vehbi Ramadan Xheka – Kryetar i Komunës Gjoricë
61 Ali Lik Drenova – Kryetar i Komunës Luzni
62 Hamit Xhaferr Gjokrosa – Kryetar i Komunes Rukaj
63 Sulejman Rushit Ibrahimi – Kryetar i Komunës Ishëm
64 Xhevahir Sali Bilja – Kryetar i Komunes Cudhi
65 Nuri Nazif Koraj – Kryetar i Komunës Ngracan
66 Pajtim Neim Gllava – Kryetar i Komunës Ruzhdie
67 Ramis Bektash Malaj – Kryetar i Komunës Kutë
68 Astrit Rrapo Sejdinaj – Kryetar i Komunës Fratar
69 Ilia Mantho Kuro – Kryetar i Komunës Lunxheri
70 Arqile Jorgo Mekshi – Kryetar i Komunes Zagorie
71 Shpëtim Albert Liço – Kryetar i Komunës Qender Erseke
72 Ahmet Hysen Dede – Kryetar i Komunës Ujmisht
73 Astrit Isa Dobrushi – Kryetar i Komunës Shemsi
74 Gjovalin Frrok Gjoni – Kryetar i Komunës Ungrej
75 Ilir Pjeter Pjetraj – Kryetar i Bashkisë Mamurras
76 Vladimir Nikoll Gjikolaj – Kryetar i Komunës Selitë
77 Gani Hajdar Allushi – Kryetar i Komunës Zall-Herr
78 Genc Ramazan Drita – Kryetar i Komunës Bërzhitë
79 Kastriot Ndue Marku – Drejtor
80 Arben Petref Kaçorri – Administrator
81 Mirela Mentar Kumbaro – Ministër 
Sigal