ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Kokona, nis procedimi penal për 3 anëtarë të KLP-së (EMRAT)

217
Sigal

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë propozon shkarkimin e prokurorit, Shkëlqim Kokona, pasi dyshohet se është përfshirë në shkelje të rënda të ligjit.

ILD u vu në lëvizje nga Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa KLP ka përcaktuar 13 dhjetorin si datë për zhvillimin e seancës për Kokonën. Shkëlqim Kokona është prokuror në Prokurorinë e Pogradecit.

Gjithashtu Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka nisur procedim disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP.
Më konkretisht hetimi ka nisur ndaj nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe anëtarëve Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj.

Nisja e procedimit për tre anëtarët u njoftua nga vetë KLP. Sipas njoftimit, anëtarët Alfred Balla, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj gjatë mbledhjes i kërkuan kryetarit Gent Ibrahimi që ti drejtohej me shkresë Kuvendit për rastin e tyre.

Procedimi disiplinor ka nisur në bazë të një informacioni të dorëzuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, ku tre anëtarët akuzohen për konflikt interesi në promovimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.