Ilaçi i artritit për trajtimin e koronavirusit? Zv ministrja: Gjendet në Shqipëri, si do të përdoret

429
Sigal

Ilaçi “Tocilizumab” që deri më sot ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid, është duke u aplikuar prej ditësh në Itali tek të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione, duke dhënë rezultat, por mbi të gjitha shpresë se ky virus mund të mposhtet.

Ky medikament, i cili nuk sigurohet nga farmacitë në treg, por vetëm në spital, do të aplikohet shumë shpejt edhe nga Infektivi në QSUT.

Pas konfirmimit dje për “Panorama Online” nga mjeku infeksionit prof. Pëllumb Pipero, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë sot se ky medikament gjendet në Shqipëri dhe do të ofrohet në baze të protokolleve që do të përcaktojë shërbimi Infektiv.

‘Medikamenti që përdoret karshi artitit përdoret për të, është një medikament që e kemi dhe në Shqipëri.

Kriteret e përdorimit të tij janë të përcaktuara nga shërbimi infektiv e patjetër në bazë të protokolleve që do të ofrojë Infektivi do ofrohet e gjithë sasia që është e nevojshme për ata persona që u duhet ta përdorin këtë medikament”, tha ajo.

E pyetur a keni kërkuar ndihmë nga Kina për personel mjekësor dhe pajisje, Rakacolli e pohoi.

“Po, kemi bërë një komunikim zyrtar me ambasadën e Kinës në Shqipëri duke ia shprehur këtë kërkesë”.