IKMT shemb karburantin në rrugën Fier-Lushnje, subjekti gjobitet me 3.8 milionë lekë

205
Sigal

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ditën e sotme ka shembur një pikë karburanti pa leje në rrugën Fier – Lushnje.

Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja. Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Përveç shembjes së strukturës së ngritur në kundërshtim dhe IKMT paralajmëron ndjekje penale të pronarëve të tij dhe të gjithë pronarët e objekteve të tjera pa leje.

Aktualiasht veç zonave bregdetare po shemben objekete pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përsëritur vazhdimisht se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me nje proces të vazhdueshëm për kontroll të plotë të territorit.