IKMT shemb 4 pallate në Thumanë dhe i drejtohet Durrësit

446
Sigal

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se pas vlerësimit si të pabanueshëm prej tërmetit, ka prishur 2 pallate pesëkatësh në Thumanë, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë e pas tij dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër.

Po ashtu grupet e ekspertimit janë duke bërë vlerësimet në terren në këtë zonë, rast pas rasti dhe në momentin e vlerësimit si të pabanueshëm, atëherë IKMT e prish objektin.

Një tjetër grup ekspertësh është duke bërë ekspertizën në Durrës në objektet ku paraqitet rrezikshmëri më e lartë dhe pastaj me radhë, sipas të dhënave paraprake.

“Deri tani nuk mund të flitet për një shifër të saktë objektesh që duhet të prishen, por numri është i konsiderueshëm,” përfundon njoftimi i IKMT.