IKMT operacion nё gjirin e Lalёzit, prish 12 objekte të ndryshme

800
Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit vijon operacionet pёr prishjen e objekteve pa leje nё zona tё ndryshme tё bregdetit shqiptar. Sot IKMT ka operuar ne zonёn e gjirit tё Lalёzit. Janё prishur 12 objekte me konstruksion metalik, qё kryenin funksione tё ndryshme. Nuk ka pasur asnjё incident me qytetarёt, tё cilёt nё disa raste i kanё çmontuar vetё objektet. Operacionet e IKMT do tё vijojnё pёrgjatё gjithё vijёs bregdetare.