IKMT nis operacion tjetër në Vlorë

498
Sigal

Gazeta Telegraf/


 

Inspektorati  Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka
nisur sot një operacion në qytetin e Vlorës. Operacioni do të përfshijë
prishjen e së paku 100 objekteve me funksione të ndryshme, banimi dhe shërbimi.

Këto objekte janë të madhësive dhe sipërfaqeve të
ndryshme, një, dy dhe tre katëshe. Ndërhyrja e IKMT bëhet në kuadër të
projektit “Ndërtim dhe sistemim I rrugës “Gjykata-Akademia e Marinës” dhe rruga
“Duro Shaska” deri tek “shtatë pallatet”.

Operacioni I IKMT parashikohet të vazhdojë dy deri në tre
javë, ndërkohë që shumë prej objekteve janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi.
Deri tani nuk është rregjistruar asnjë incident.