IKMT konstaton në Sinec, kundravajtje dhe shkelje ligjore

Tre inspektorë të IKMT-së Elbasan kanë kryer inspektimin e të gjithë zonës së Sinecit, ku firma Salillari po kryen punimet për ndërtimin e një ujësjellësi dhe kanë verifikuar shkeljet e kryera në kanionin e Sinecit.

Kontrolli dhe inspektimi i zonës u bë pas vendimit të marrë nga  ADZM Elbasan për pezullimin e punimeve në këtë zonë, të cilësuar si “zonë e mbrojtur”.

Sigal

Tre inspektorët Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo ushtruan kontrroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuan shkelje ligjore.

Sipas tyre janë konstatuar shkelje: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve ujore, si dhe veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve.

Pas verifikimeve dhe konstatimeve të shkeljes, IKMT kërkon gjobitjen e fimës Salillari me 650 milion lekë (të vjetra), ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kryeinspektoriati i IKMT-së.