Ikin reshjet e shiut, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat sot

169
Sigal

Moti në vend do të pësojë ndryshim total.

Sot, territori i Shqipërisë do të mbizotërohet nga dielli, duke lënë pas reshjet e shiut të cilat ishin të pranishme ditën e djeshme.

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë zonës malore, duke sjell dhe në Verilindje dhe Juglindje të vendit flokë dëbore.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që edhe në këto zona të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 9°C.

Era do të fryjë gjatë paradites mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 5 ballë, por pasditja dhe mbrëmja sjellin dobësim të parametrit të erës.