Ikën nga arresti dhe merr peng urbanin plot me pasagjerë në Tiranë!

822
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditë ne djeshme në autobusin e një linje urbani në Tiranë.

23 vjeçari me inicialet A.K ka thyer masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhe ka goditur me mjete të forta shoferin e një linjes urbane me mjete të forta në fytyrë.

Arsyeja pse është konfliktuar me shoferin janë motive të dobëta: Pse nuk ecën shpejt urbani!!!

Ky konflikt ka vazhduar për rreth 20 minuta dhe të pranishmit në urban kanë parë tmerr me sy derisa i riu është arrestuar nga policia në flagrancë.

Më poshtë do të gjeni njoftimin e plotë të policisë.

Tiranë

Thyen masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta, vihet në pranga nga Policia 23-vjeçari.

Në pranga dhe një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.