Ikën Dimri, fillon Pranvera, temperatura deri në 20 gradë Celsius në fundjavë

217
Sigal

Kjo fundjavë në territorin shqiptar sjell mot të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Ultësirën Perëndimorë, ndërsa në zonat malorë pritet të kemi herë pas herë kalime të lehta vranësirash.

Meteorologu Hakil Osmani bëri me dije për ABC se ka pasur rritje graduale të vlerave termike.

Kemi pasur një rritje graduale të tyre duke bërë deri ditën e dielë vlerat maksimale të ngjiten edhe mbi 20 gradë celsius në zonat jugperëndimore të territorit shqiptar.

Gjithashtu një rritje e ndjeshme e vlerave termike do të jetë edhe në vlerat minimale duke bërë që në zonat malore të shkojë edhe në 2-3 Gradë Celsius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat nuk do të gjenerojnë reshje.

Sa i përket vlerave termike edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut kemi pasur rritje të vlerave termike, duke bërë që maksimumet në Kosovë të shkojnë në 15 gradë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut edhe në 16 gradë celsius.