Sigal

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, është bërë i mundur edhe identifikimi i viktimës.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mësohet se viktima është truproja, Rigers Gaxha.

Nga të njëjtat burime mësohet se dy të plagosurit, janë Redi Popescu dhe Ervis Martinaj. Mësohet se që të dy të plagosurit janë biznesmenë, ndërsa Ervis Martinaj është edhe administratori i lokalit “Monopoli” ku ka ndodhur ngjarja. Ervis Martinaj ësthë pronar i disa lojrave të fatit.