I vodhi varësen e floririt një gruaje në Golem, zgjat pak minuta ‘aventura’ e 30-vjeçarit. Policia e kap ‘lakuriq’

139
Sigal

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi i ka vjedhur varësen një gruaje në Golem.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Grab”.

I vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohent dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, rreth orës 13:30, në Golem, një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Grab”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, brenda pak minutave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G. M., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, mesditën e sotme, në Golem, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.