I veshur si grua me fustan dhe paruke, momenti kur autori i vendos tritolin lokalit të policit

132
Sigal

Shpërthimi me tritol tronditi mbrëmë sërish Shkodrën. Efektivit Ndrek Rrasa, iu vendos lëndë plasëse në lokalin e tij, në Grudë të Re.

Në foton e mësipërme shihet se autori ka përdorur një mënyrë mjaft të pazakontë për t’u mos u identifikuar. Ai është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në kokë mban një paruke me flokë të gjata.

Në pak sekonda ai i vendos tritolin lokalit të efektivit, ndërsa i vendos flakën edhe furgonit të tij të parkuar para biznesit.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.