I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

102
Sigal

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale B. K., 29 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në Gusht të vitit 2020, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit.

Si pasojë e të shtënave, u plagos një kalimtar i rastit.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.