I riu bënte manovra me motor uji duke i rrezikuar jetën një personi, reagon policia kufitare e Shëngjinit: Ja si qëndron e vërteta

117
Sigal

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një person me “jet ski” në bregdetin e Shëngjinit duke bërë manovra të rrezikshme dhe duke rrezikuar jetën e një pushuesi, ka reaguar policia kufitare e qytetit.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se videoja nuk është aktuale dhe nuk është regjistruar gjatë këtij sezoni veror.

Sipas policisë, ajo është video e disa viteve më parë dhe se u dërgohet mediave me tendencë për t’u publikuar.

Reagim i Policisë Kufitare Shëngjin

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues “Jet ski”, në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rrezikojnë jetën e një qytetari që po notonte, ju informojmë se:

Pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve.

Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Policia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Policinë e Shtetit.