I “nxiu jetën” duke e përndjekur 28 vjeçaren, arrestohet fieraku

313
Sigal

Një 46-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për përndjekje.

F. D., banues në Metaj u arrestua pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 28-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”.