I moshuari shkel karantinën, polici dhe ushtari e ‘ndëshkojnë’, por askush s’e ndihmon për ushqimet

428
Sigal

Në kohën kur të gjitha institucionet bëjnë thirrje që qytetarët e veçanërisht të moshuarit të qëndrojnë brenda e të mos dalin, ky zotëri në Tiranë, ka zgjedhur të bëjë të kundërtën. Për shkak të mungesës së informacionit, apo thjesht për rebelizëm të brendshëm, ai ka dalë nga banesa apo institucioni ku qëndron, dhe ka shkuar të bëjë pazaret. Në kthim, me qeset në duar, është ulur pranë Lulishtes tek Stadiumi Dinamo, ku befas janë shfaqur autoritetet.

Gazetarja Esiona Konomi, ka ndarë pamjet e trishta në rrjetet sociale, ku pyet se a mos do të ishte vallë më mirë që polic dhe ushtar, para se ta njoftonin për t’u larguar, ta ndihmonin me çantat që kishte në duar? “Ka bërë pazaret, nuk po i ngrë dot. Po pushon. Por ushtari e polici, në vend që ta ndihmojnë me ngarkesën, e urdhërojnë të largohet nga parku. Sikur do jua bënte shpenzimet shërbimi social pensionisteve apo jo? Video Abc News Albania”, shkruan Konomi, teksa kujton deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se do të ishte Shërbimi Social, ai që do të bënte pazaret dhe do të ushqente të moshuarit pa familje.

Bilanci i të infektuarve nga COVID-19 sot ka shkuar në 64 të prekur dhe 2 viktima. Viktima e parë me COVID-19 ishte një 73-vjeçare nga Durrësi, ndërsa i dyti, një burrë 66 vjeç nga Lushnja.

Ka bërë pazaret, nuk po i ngrë dot. Po pushon. Por ushtari e polici, në vend që ta ndihmojnë me ngarkesën, e urdhërojnë të largohet nga parku. Sikur do jua bënte shpenzimet shërbimi social pensionisteve apo jo?Video Abc News Albania

Gepostet von Esiona Konomi am Donnerstag, 19. März 2020