I mituri nga Kukësi në luftë me vdekjen

505
Një i mitur nga Kukësi po lufton me vdekjen, pas një aksidenti automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme.
14-vjeçari me iniciale I.L nga fshati Lusen, pasi ka parë një makinë në rrugë, i është ngjitur nga pas, por për fat të keq është rrëzuar duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. 
Ai është dërguar me anë të një helikopteri në Tiranë, ku raportohet se gjendja e tij është mjaft kritike. 
Polici ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sigal