Prej rreth dy javësh qytetarët e Tiranës janë në pritje të nisjes së transportit publik, por më në fund me sa duket ka një datë se kur do të nisë puna e linjave urbane në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se dita e hënë mund të jetë dita e rinisjes së aktivitetit të transportit. Shoqata e Transportit publik ka realizuar një takim me Erion Veliaj ku është në shqyrtim situata aktuale ku pritet që të dyja palët të bien dakord që më datë 6 korrik të rinis puna e të gjitha linjave që nuk janë riaktivizuar që prej 4 muajsh mbyllje.
Kujtojmë që gjithashtu ditën e sotme, punonjës të shërbimit të transportit kanë protestuar sërish pranë Ministrisë së Infrastrukturës ku kanë kërkuar pagën e dytë dhe shprehen se rikthimi në punë është i pamundur për shkak të pamundësisë ekonomike dhe problemeve ligjore që shkakton protokolli anti-COVID i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.