I jep “dhuratën” më të keqe nënës ditën e festës, arrestohet 31 vjeçari

583
Ditën që mbarë bota feston ditën e nënës me dhurata dhe vlerësime të pafundme, një pogradecar e ka goditur me sende të forta nënën e tij, e cila tashmë ndodhet në spital.
Në një njoftim, policia tha 31-vjeçari Gentian Çoçka, banues në fshatin Çërravë është arrestuar në flagrancë pasi dhunoi të ëmën.
Ai raportohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nënën e tij me inicialet D.Ç, e cila ndodhet në Spitalin e Pogradecit.
I riu tashmë do të përballet me akuzat për “dhunë në familje”.
Ngjarja ndodhi më 14 Maj, ditë e cila përkon me të dielën e dytë të muajit Maj, që festohet në mbarë botën si dita e nënave.
Sigal