I infektuari i ri në Kukës nga Tirana, erdhi nga Kosova dhe u karantinua në hotel

424
Sigal

Në Kukës është konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit një tjetër rast i ri me koronavirus.

Burime të njësive vendore të shëndetësisë në Kukës, bëjnë me dije për Abc News se rasti i shfaqur në Kukës, është rast i importuar, pasi personi i infektuar, ishte riatdhesuar nga Kosova dhe po qëndronin në karantinë në njërin prej hoteleve të Kukësit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se personi në fjalë është nga Tirana dhe në hotel po qëndronte së bashku me 15 shtetas të tjerë të riatdhesuar dhe në periudhe karantine.

Me konfirmimin e rastit janë marrë tamponët për të gjithë personat e karantinuar dhe rezultatet kanë dalë negative.

Personi i infektuar është transferuar për në Tiranë. Ndërsa vetë Kukësi vijon të jetë në shifrat e 18 rasteve prej të cilave 16 janë shëruar plotësisht.