I gjithë sistemi parauniversitar nga sot deri të premten kalon online

188
Sigal

Duke nisur nga dita e sotme, i gjithë sistemi parauniversitar në vend do të kalojë në variantin e tretë të parashikuar nga Ministria e Arsimit. Që nga sot e deri të premten shkollat nuk do ta zhvillojë mësimin në klasa, por online. Lajmin e konfirmoi në fundjavë ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Shkak për këtë vendim janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit. Ministrja Kushi  siguroi familjet e nxënësve që po merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.