I gjetën kanabis në shtëpi, arrestohet 20 vjeçari në Lushnjë

602
Sigal

Policia e Lushnjes ka arrestuar një person pasi akuzohet për kultivimin e lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi A. K. 20 vjeç  banues në Kolonjë të Lushnjës

Gjatë një aksioni policia gjeti në oborrin  e banesës së tij disa bimë narkotike të dyshuara si Kanabis. Policia bëri sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale.