I ftohti polar s’ka kaluar! Temperaturat -6°C, do të ndryshojnë në orët në vijim

109
Sigal

I ftohti nuk është larguar nga territori shqiptar, ndaj bëni mirë të visheni trashë.

Territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm gjatë paradites dhe mesditës, duke bërë që të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash.

Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat Veriore, ku do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°Cderi në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.