“I druhet Ilir Meta një non-grata nga SHBA?”, Meta: Më bën të qesh! I druhem vetëm qëndrimit të shqiptarëve, kam qenë shumë korrekt

185
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka komentuar shkarkimin e tij, si edhe rrezikut të ndonjë vendimi për shpallje non-grata nga SHBA.

Në një intervistë për TV1 Channel në Shkodër, Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim apo peng nëse shkarkohet.

Ndërsa u pyet nëse i druhet shpalljes non-grata nga SHBA, Meta u shpreh se kjo është diçka që e bën për të qeshur.

I druhet Ilir Meta shpalljes non-grata nga SHBA?

Meta: Më bën për të qeshur. Ilir Meta i druhet vetëm qëndrimit të shqiptarëve, unë ka qenë gjithmonë korrekt. Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërise. Ndaj nuk merzitem pse jam i pari President qe çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën per “Agjitacion-Propagande”. Më vjen për të qeshur qe gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet që kam përdorur. Per 72 pyetjet qe me ka bere Gjykata Kushtetuese do të jap pergjigje para te gjithe qytetareve, me transparence te plote. E perseris qe kam zero shqetesim per ceshtjen ne Gjykate,”- tha Meta.